CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

113 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë

Nga 1,678 mostrave të marrura në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT (Rapide Antigjenike), prej tyre 113 kanë rezultuar pozitive me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu bën të ditur se katër persona kanë vdekur të infektuar me coronavirus përderisa  316 persona të tjerë janë shëruar.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 106,651 raste nga 559,537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,217 raste të vdekjes.