11 mijë e 824 fletëparaqitje për qytetarët që nuk respektuan masat ndaj COVID-19

Në konferencën e mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë, ku u bënë publike rezultatet e fundit nga COVID-19, mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai në këtë konferencë tha se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht që të kemi një situatë më të mirë me COVID-19 por sipas tij po mungon kujdesi nga qytetarët.

Ai tutje ka bërë të ditura angazhimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar dhe Inspektoratin Komunal.

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11 mijë e 824 fletëparaqitje të cilët i kemi dërgar tek Inspektorati Sanitar dhe më pas këto fletëparaqitje do të bëhen gjoba. Kemi bërë 14 mijë e 101 vërejtje me shkrim të qytetarëve të cilat janë të evidetuara në databazat tona, dhe shumë aktivitete të tjera”, ka thënë Qalaj.

Qalaj u ka bërë thirrje policëve të Kosovës që të mos lejojnë qytetarët të cilët nuk zbatojnë vendimet e qeverisë dhe masat mbrojtëse por të sanksionojnë të gjithë.

“Konsideroj se një shumicë e qytetarve dhe operatorëve ekonomik janë duke u sjellur në parim shumë mirë ndaj respektimit të këtyre masave, por është një numër i qytetaëve dhe bizneseve të cilët fare pak respektojnë masat e rekomanduara. Besoj se policia dhe inspektorët do të veprojnë në mnëyrë më serioze në mënyrë që të kemi një situatë më të mirë”, ka thënë Qalaj.

LIVE- Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet ditore për COVID-19

LIVE- Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet ditore për COVID-19

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 1 août 2020