Ilustrim - Policia në aksion

10 të arrestuar për mosrespektim të vendimit të Qeverisë

 

10 persona janë arrestuar dje në Prishtinë, për mos-respektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit ishin hasur gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, pa ndonjë arsye si dhe duke shërbyer kafe nga kafiteritë.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.