COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

1 i vdekur e 81 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë  Publike të Kosovës nga 1,699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu Ministria bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 2.058.