Kurteshi: Po i Bëj Argat Këtij Vendi!

Deputeti i “Vetëvendosjes” Ismajl Kurteshi hedhjen e lotsjellësit e konsideron veprim në dobi të vendit.

“Jam shumë i qetë se sipas meje kam bërë vetëm ni argat për interesat e ketij vendi. Unë nuk do të shkoj në arrati, nuk do të shkoj në ilegalitet,” tha Kurteshi.

Ai nuk tregoi se si ka hyrë gazi lotsjellës në Kuvend.

“Nuk e di si ka hy gazi, por ka gaz mjaft,” tha Kurteshi.

Ai e arsyetoi veprimin e tij me fjalët se Kuvendi nuk është më Kuvend

“Ky Kuvend so mo Kuvend, u bo stacion policie,” tha Kurteshi.