Veseli: DokuFest dëshmi për potencialin në fushën e turizmit kulturor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Prizrenin, ku edhe po mbahet festivali i filmit “DokuFest”.

“Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falënderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka shkruar se ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor.

“Të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.