Botohet libri i Ilir Muharremit 'Teatri i kukullave'

Shkrimtari dhe kritiku Ilir Muharremi ka botuar librin “Teatri i kukullave”, një studim për dramatizimin, aktrimin, regjinë, skenografinë e kostumografinë e shfaqjeve me kukulla.

Përmes këtij botimi, autori Muharremi, përmes ilustrimeve ka paraqitur gjithë procesin e krijimit të shfaqjeve me kukulla duke përfshirë edhe krijimin e teatrove të hijeve.

Sipas studiuesve, botimi i një librit të tillë shihet me rëndësi për njohuritë mbi teatrin e kukullave.

“Me ilustrimet e kukullave dhe materialet e ofruara, libri synon të jetë një burim i pasur i njohurive për studentët dhe për lexuesit e interesuar, duke i ndihmuar ata të kuptojnë thellësisht proceset dhe elementët që përbëjnë teatrin në shumëllojshmërinë e tij”- ka thënë studiuesi Atdhe Hykolli.

Libri ka 187 faqe dhe sipas Hykollit është i përshtatshëm edhe për përdorim në sistemin parashkollor në Kosovë.