
‘Beerfest Kosova’ 2023. Foto: KALLXO.com.
Sonte mbahet nata e tretë e festivalit ‘Beerfest Kosova’
Sonte do të mbahet nata e tretë e festivalit tradicional të birrës, “Beerfest Kosova” në Prishtinë.
Në natën e tretë të “Beerfest” pritet të performojnë, sipas organizatorëve këngëtarë e grupe të njohura të muzikës argëtues, si: Mc Kresha & Lyrical Son, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47 & Groove Soldiers, Zanzi.B and e Biggby.
Gjatë dy netëve të para, në skenën e “Beerfest” kanë përformnuar emra të njohur të muzikës argëtuese shqiptare.
Edicioni i sivjetmë i këtij festivali nisi të shtunën, pas anulimit të natës së parë, të planifikuar të mbahet të premten e kaluar, për shkak të motit me shi.
Koncerti i planifikuar të mbahet në natën e parë është shtyrë për ditën e nesërme, e martë 11 korrik 2023.