Promovimi i librit, ‘Tradita e muzikës sufiste në Kosovë’. Foto. KALLXO.com.

Promovohet libri për muzikën sufiste në Kosovë

Studiuesi Krenar Doli ka promovuar mbrëmjen e së hënës (31.11.2022) librin,Tradita e muzikës sufiste në Kosovë”.

Përmes këtij botimi, studiuesi Doli ka sjellë traditën e pasur të muzikës fetare-sufiste në Kosovës, e cila kultivohet në institucione fetare, kryesisht në teqe.

Promovimi që u mbajt në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, është përcjellë edhe me pika muzikore sufiste të interpretuara nga artistë kosovarë.

Për librin kanë folur njohësit e muzikës fetare në Kosovë, Abas Jahjai dhe Kushtrim Shehu.

Studiuesi Abas Jahjai tha se muzika mistike ka shërbyer për përcjelljen e mesazheve dhe ndjenjave të larta hyjnore.

Ndërsa sipas tij, teqetë e kanë luajtur rolin e akademive të arteve ose konservatoriumeve.

“LibriTradita e muzikës sufiste në Kosovë’ tregon për përhapjen dhe zhvillimin e muzikës sifiste në Kosovë, format e kësaj muzike, të xhamive dhe të teqeve dhe për rolin e muzikës mistike në jetën fetare në përgjithësi”- tha ai

Ndërsa, Kushtrim Shehu, studiues tha gjatë fjalës së tij se tradita sufiste ka lënë gjurmë në traditën kulturore dhe në formësimin identitar të shoqërisë sonë.

“Studime të tilla paraqesin rendësi për kulturën tonë, është me rëndësi që të identifikohet kjo ëtë trashëgimi dhe ta paraqesim në formën më të mirë  si pjesë të trashëgimisë botërore”- tha ndër të tjerash Shehu.

Kurse, autori i librit, Krenar Doli tha se libri është një pasqyrim i një tradite muzikore që ka lënë rrënjë në trashëgiminë kulturore fetare në Kosovës.

Nga një fjalë rasti majtën edhe drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi dhe Liburn Jupolli, këshilltar i politik i ministrit të Kulturës.

Promovimi i librit, ‘Tradita e muzikës sufiste në Kosovë’. Foto. KALLXO.com.

 

Ballina e librit ‘Tradita e muzikës sufiste në Kosovë’. Foto. KALLXO.com.