Javën e ardhshme, hapet ekspozita ‘Grandart 1970 - 2000’

Ekspozita, “Grandart 1970-2000”, hapet të mërkurën e ardhshme, më 14 korrik 2021 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Pjesë e kësaj ekspozite janë veprat artistike që dikur ishin në pronësi të Hotel “Grand” në Prishtine dhe që me një vendim të Qeverisë së Kosovës të vitit 2020, ato i ishin dhuruar GKK-së.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në në orën 19:30.

Në kuadër të kësaj ekspozite, që është kuruar nga Zeni Ballazhi, do të ekspozohen, piktura, skulptura, tapiceri e vepra artizanale të autorëve të ndryshëm.

Me 24 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 07/52 për shpronësimin e veprave artistike, të cilat gjendeshin në hapësirat e “NewCo Grand Hotel”, sh.p.k..

Ndërsa, më 21 janar 2021 është bërë pranim-dorëzimi i veprave artistike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përkatësisht tek Galeria Kombëtare e Kosovës.