photo by: @Shpend Ahmeti
FBK organizon punëtori për implementimin e sportit të unifikuar
Për dy ditë me radhë, nga 28 deri më 30 janar, Federata e Basketbollit të Kosovës ka mbajtur një punëtori për implementimin e sportit të unifikuar.
Kjo punëtori është organizuar edhe në bashkëpunim me Organizatën Olimpiada Speciale e Kosovës, SO Germani, si dhe GIZ.
Sipas njoftimit të Federatës, kjo punëtori është mbajtur për herë të parë në Kosovë dhe ka për qëllim implementimin e sportit në shkolla.
“Punëtoria ka të bëjë me Implementimin e Sportit të Unifikuar. Kjo punëtori është mbajtur për herë të parë në Kosovë dhe kishte për qëllim Implementimin e Sportit të Unifikuar në shoqërinë tonë, si në shkolla, klube e tjera”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Po ashtu në njoftim është bërë e ditur se pjesë e kësaj punëtorie ishin tre trajnerë: Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Valentin Spaqi.
Po ashtu në këtë punëtori ligjërues ishte Micheal Newton dhe Tobias Antoni.