‘StoryLab’ organizon punëtori për shkrimin fantastiko-shkencor

Iniciativa ndërdisiplinare për art dhe kulturë, “StoryLab” do të organizojë një punëtori për shkrimin fantastiko- shkencor.

Për këtë, “StoryLab”, si pjesë e “Manifesta 14 Prishtina”, fton interesuarit që të aplikojnë për një seri 7-javore të punëtorive të shkrimit kreativ dhe ligjëratave me vëmendje të veçantë në fantashkencë.

Ky program 7-javor do të përmbajë punëtori të shkrimit krijues, ligjërata, dhe diskutime në grup.

Punëtoritë dhe ligjëratat do të mbahen fizikisht në Qendrën për Praktikë Rrëfyese, në institucionin e ri ndërdisiplinor e permanent, hapësirë e “Manifesta 14 Prishtina” në ndërtesën e ish-bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.

Programi pritet të fillojë në fund të korrikut 2022 dhe të përfundojë në fillim të shtatorit 2022.

Punëtoria do të shtrihet në shtatë sesione me rreth 10-14 pjesëmarrës të cilët do të takohen një herë në javë.