Nesër mbahet punëtoria artistike në kujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA

Edicioni i dytë i “Prishtina Art Colony” do të mbahet nesër, më 11 shtator 2021, duke filluar ora 11:00, në oborrin e restorant “Taverna” në Prishtinë.

Kjo punëtori e artit organizohet në shenjë të përkujtimi të 11 shtatorit 2021, ngjarjeve tragjike pas sulmeve terroriste në Nju Jork të SHBA-së.

Piktori, Refki Gollopen, kurator i kësaj kolonie, ka thënë për KALLXO.com, se ky edicioni i kësaj kolonia të artit do të shënohet me dy aktivitet artistike; punëtorinë një ditore të artit dhe hapjen e ekspozitës pas punëtorisë.

Ekspozita hapet në orën 18:00 në të njëjtin ditë dhe vend.

“Përmes këtij aktiviteti artistët pjesëmarrës dërgojnë mesazhin e solidaritetit me familjet e viktimave, njëherësh shprehin falënderimin për SHBA-në për solidaritetin me ne, në mbrojtjet ë vlerave të lirisë dhe ndërtimit të demokracisë”, ka thënë Gollopeni.

“Prishtina Art Colony” është organizatë kulturore në themelim e sipër që si mision ka promovimin e kulturës dhe artit paqes dhe solidaritetit.

Punëtoria e artit dhe ekspozita organizohen  nga Këshilli Organizativ i ‘Prishtina Art Colony”.

Pas përfundimit të punëtorisë do të hapet ekspozita me punimet artistike të krijuara gjatë ditës.

Në këtë koloni marrin pjesë 20 artistë nga Kosova.

.