Hapet Java e Bibliotekës, Kurti: Mbi gjysmë milion euro për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare

Është hapur sot, më 27 maj 2024, edicioni i 21-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë, me temë “Transformimi i bibliotekave në Kosovës”.

Java e Bibliotekës në Kosovës ka si qëllim avancimin e fushës së bibliotekarisë, mbështetjen dhe transformimin e bibliotekave në kushtet e digjitalizimit.

Në ceremoninë zyrtarë të hapjes së edicionit të 21-të të kësaj jave, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi mbështetjen që Qeveria e Kosovës po jep për zhvillimin e bibliotekarisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se ky edicion sjellë një program të pasur dhe përmbajtjesor dhe me realizimin e disa projekteve: Qendrën e Digjitalizimit në Bibliotekën Kombëtare, projekti për qasje të personave me aftës të kufizuar në BKK dhe ekspozitën, “Kujtesa për Skënderbeun” me koleksionin e librave antikuar të Patricia Nugee.

“Mbi gjysmë milion euro të fondeve të Qeverisë së Kosovës janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të BKK-së, digjitalizim ky i cili ndodh nëpërmjet Qendrës për Digjitalizim dhe platformës së bibliotekës digjitale.”- tha Kurti.

Kurti tha se nga viti i kaluar (2023) është bërë lidhja 100 për qind e territorit të Kosovës me internet -brez gjerë, dhe kjo arritje e vendos Kosovë në 8- shteteve evropiane.

Ndërsa, Blerta Ismajli, anëtare e Këshillit Drejtues të BKK-së, “Pjetër Bogdani”, tha gjatë fjalës së saj se Java e Bibliotekës në Kosovë është një rast i veçantë për theksuar ndikimin rrënjësor që kanë bibliotekat në shoqëri.

“Epoka e sotme digjitale me ritme të shpejta të zhvillimeve kërkon përshtatje edhe të rolit të bibliotekave, por pa e zbehur rëndësinë e tyre”- tha ajo.

Kurse, Bukurije Haliti, ushtruese e detyrës së drejtorit të BKK-së, “Pjetër Bogdani”, tha se Java e Bibliotekës në Kosovë është veprimtari kryesore vjetor që synim zhvillimin e bibliotekave në Kosovës

“Këtë viti Java e Bibliotekës ka si temë ‘Transformimi i bibliotekave në Kosovë’ me synim për të nxitur një debat për bibliotekat, sfidat dhe ndërmarrjet që apo po realizojnë, ose që po projektojnë t i realizojnë për të braktisur konceptin tradicionale dhe prë t’ i shtrirë gradualish në shtratin e bibliotekave moderne”- tha ajo.

Pas ceremonisë së hapjes të pranishmit, kanë bërë një vizitë në Qendrën Digjitale të BKK-së, kanë parë nga afër projekti për qasjen e personave me aftësi të kufizuar në BKK dhe kanë marrë pjesë në hapjen e ekspozitës, “Kujtesa për Skënderbeun” – koleksione të librave antikuar të koleksionistes britanike, Patricia Nugee

Java e bibliotekës do të zgjas deri më 2 qershor 2024.