FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Ministria anulon zgjedhjen e drejtorit të Baletit

Ministria e Kulturës ka anuluar sot konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, pas një vendimi të Komisionit të ankesave në MKRS dhe opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Anulimi i zgjedhjes së drejtorit të BKK-së, sipas njoftimit të MKRS ka ardhur pas vendimeve të nxjerra nga Komisioni për Zgjidhjen e Konteksteve në MKRS-së të datës 24.07 2019 dhe njoftimit të opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit të datës 26.07.2019, dërguar në ministri më 29.7.2019.

Balerini Sinan Kajtazi është emëruar drejtor i BKK-së në fund të qershorit 2019 pas një konkursi të brendshëm që sipas institucioneve të përmendura në vendimin e MKRS ka shkuar me parregullsi.

KZK në MKRS, përmes vendimi të cilin e ka siguruar Kallxo.com, më 24 korrik 2019 ka nxjerrë një vendim për anulimin e konkursit të 30 majit për zgjedhjen e drejtori të Baletit Kombëtar, njëkohësisht edhe anulimin për njoftimin e kandidatëve të suksesshëm nga ky konkurs me arsyetimin se janë vërejtur parregullsi gjatë këtij konkursi.

Ndërkaq edhe Antikorruspioni kishte konstatuar se zgjedhja e Sinan Kajtazit nga kryesues Bordi në ushtrues të detyrës së drejtorit të BKK-së përbën konflikt interesi.

‘O. Taka’ e Sinan Kajtazit përfundon në Komisionin e MKRS-së për Parandalimin e Konfliktit të Interesit

Zgjedhja e Sinan Kajtazit drejtor i BKK-së është përcjellë me reagime të ndryshme sidomos për konflikt interesi dhe parregullsi gjatë procesit të konkursit.

Kajtazi i bie pishman, nuk tërhiqet nga posti i drejtorit të BKK-së

KALLXO.com më parë ka raportuar lidhur me dyshimet për konflikt interesi edhe për baletin ‘O. Taka’ të Sinan Kajtazit, për çka të njëjtit nga Ministria e Kulturës i është kërkuar që t`i kthejë paratë në buxhetin e  Ministrisë.

Dyshimet për konflikt interesi, MKRS i kërkon Sinan Kajtazit t’i kthej paratë që i mori për shfaqjen ‘O. Taka’