FOTO: Facebook i Sinan Kajtazit

Kajtazi i bie pishman, nuk tërhiqet nga posti i drejtorit të BKK-së

 Balerini Sinan Kajtazi, i cili një ditë më parë dha dorëheqje nga posti i U. D. i Drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, dhe paralajmëroi se nuk do të pranojë postin e drejtorit të BKK-së, i ka rënë pishman, dhe nuk do të tërhiqet nga posti i drejtorit të BKK-së.

Ajo që ia ka ‘thyer’ mendjen Kajtazit për të mos dorëzuar postin e drejtorit të BKK-së, që duhet ta marrë pas disa ditësh, ka qenë një opinion i Agjencisë Antikorrupsion i vitit 2014, në rastin e zgjedhjes së drejtorit të Qendrës Kinematografikë të Kosovës. Kajtazi pretendon se ka të bëjë me rast identik sikurse të tij.

Përmes një postimin në llogarinë e tij në fecebook, Kajtazi pohon se duke u bazuar në atë opinion të 2014, nga, siç shprehet ai, mund të shihet në opinionin e AKK, në një rast identik për drejtorin e QKK, i cili sot ushtron pozitën e Drejtorit, dhe për të njëjtin rast Agjencia ka ardhur në përfundim se nuk është “konflikt interesi”.

“Prandaj, duke u bazuar në këtë opinion, unë do të vazhdoj të ushtroj të drejtën time ligjore për postin e Drejtorit të BKK, duke pritur afatet ligjore nga data e përfundimit të konkursit”, ka shkruar Kajtazi.

Kajtazi ka postuar edhe opinionin e AKK së 2014, e cila në rastin e Arben Zharkut kishte konstatuar se bëhet fjalë për çështje etike e jo për konflikt interesi.

Në fillim të 2014 Arben Zharku ishte zgjedhur drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës-së, pak kohë pasi ishte dorëhequr nga posti i kryetarit të  Këshillit Drejtues të QKK-së.

Një ditë më parë Kajtazi bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita u.d.d. së BKK dhe se do të refuzojë të marrë pozitën e drejtorit të këtij institucioni, pasi  ka marrë opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila ka konstatuar se emërimi i tij në pozitën e drejtorit të Baletit përbën konflikt interesi.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Kajtazi bëri të ditur se pas kërkesës së tij dërguar AKK për të vlerësuar nëse zgjedhja e tij drejtori i BKK, përbën konflikt interesi, kjo agjenci në opinionin e saj që i ka kthyer balerinit Kajtazi ka konstatuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit, neni 18, pozita si drejtor i BKK do të përbënte ‘konflikt interesi’, meqë deri në janar të 2019 ai mbante pozitën e kryetarit të KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, ai nuk ka të drejtë të marrë këtë post.

https://kallxo.com/akk-rrezon-zgjedhjen-e-sinan-kajtazit-drejtor-te-baletit-kombetar/?fbclid=I%C3%ABAR1tBTXrcFFSXpHFdc6Exd1S_9iLy_y_b0F8qYVUqmkxJjJ1tU5VJ%C3%8BVe3Cc

KALLXO.com më parë ka raportuar lidhur me dyshimet për konflikt interesi edhe për baletin ‘O. Taka’ të Sinan Kajtazit, për çka të njëjtit nga Ministria e Kulturës i është kërkuar që t`i kthejë paratë në buxhetin e  Ministrisë.

Dyshimet për konflikt interesi, MKRS i kërkon Sinan Kajtazit t’i kthej paratë që i mori për shfaqjen ‘O. Taka’

.