array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit| Foto: Facebook

Xhafer Gashi e mban premtimin për Komitetin e Auditimit

Deklarata

Xhafer Gashi: E kemi në trajnim për certifikim një zyrtar të ri dhe besoj që Komiteti i Auditimit do të realizohet deri në prill (2018)

 

Xhafer Gashi

Vlerësimi

E vërtetë

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e ka mbajtur premtimin për kompletimin dhe funksionalizimin e Komitetit të Auditimit. Ai e ka kompletuar komitetin vetëm disa javë pasi e kishte marrë zyrtarisht mandatin e ri. Kompletimi i komiteti ishte bërë me 4 janar 2018.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi i AAK-së, gjatë balotazhit për zgjedhjet komunale në nëntor të vitit 2017, kishte premtuar në DebatPernime se deri në prill të vitit 2018 do ta funksionalizoj Komitetin e Auditimit.

Ai gjithashtu kishte treguar se një zyrtar veç se e kanë në trajtim për tu certifikuar.

“E kemi në trajnim për certifikim një zyrtar të ri dhe besoj që Komiteti do të realizohet deri në prill (2018)”, tha Gashi.

Ky premtim është përmbushur nga kryetari aktual para muajit prill.

Gazeta Jeta në Kosovë, ka drejtuar pyetje në këtë komunë për të ditur se kur është marr vendimi për tu kompletuar Komiteti i Auditimit, ndërsa komuna ka kthyer përgjigje se me 4 janar të vitit 2018 është bërë funksional ky komitet.

Sipas Udhëzimit Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit, Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë. Komiteti i Auditimit ka mandat tre vjeçar, me mundësinë e riemërimit, por jo më shumë se për dy mandate të njëpasnjëshme.

“Pjesë e komitetit në Komunën e Obiliqit është Lumnije Shalaku, Drita Hashani dhe Egzon Berisha”, thuhet në përgjigje të komunës.

Sipas Udhëzimit Administrativ, takimet e Komitetit të Auditimit mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit.

Ndërkaq komuna nuk ka bërë me dije saktë se sa takime ka mbajtur ky komitet.

“Ka pasur disa takime konsultative deri në themelimin dhe aktivizimin e Komitetit”, thuhet në përgjigje duke shtuar se Komuna nuk kishte pasur asnjëherë Komitet të Auditimit më parë.

raportin e auditimit të vitit 2017 thuhet se  Njësia e Auditorit të Brendshëm kishte arritur të finalizojë gjashtë  auditime nga shtatë që kishte planifikuar të cilat nuk mbulonin periudhën aktuale, mirëpo ishin të fokusuara vetëm në aktivitetet e periudhës paraprake, 2016.

Gjithashtu e gjetur tjetër ishte se NjAB, kishte dhënë gjithsej 34 rekomandime se si menaxhmenti të përmirësoj funksionimin e kontrollit të brendshëm, mirëpo njësitë që kanë qenë subjekt i auditimit nuk kanë përgatitur plane veprimi për adresimin e rekomandimeve, përveç raportit të fundit (Auditimi i të hyrave dhe shpenzimeve në Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale).

“Këto çështje mund të jenë evidente edhe si pasojë e mungesës së Komitetit të Auditimit (KA), të cilin komuna ende se ka themeluar”, thuhet në raport.

Si rekomandim i bartur nga vitit 2015, në raportin e Auditorit 2017, thuhej se Kryetari duhet të siguroj themelimin e Komitetit të Auditimit për të arritur përfitimin maksimal nga aktiviteti auditimit të brendshëm.

“KA fillimisht duhet të siguroj që NjAB ka të gjitha burimet e nevojshme për kryerjen e një auditimi të pavarur dhe efektiv. KA, po ashtu, duhet të rishikoj në mënyrë kritike planet e auditimit të brendshëm për të konfirmuar se ato bazohen në rrezik dhe t’i ofroj sigurinë e kërkuar menaxhmentit mbi efektivitetin dhe përshtatshmërinë e kontrolleve. Gjithashtu, duhet të rishikoj veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit të brendshëm”, thuhet në raport.

Rekomandim tjetër sipas këtij raporti ishte themelimi i Komitetit të Auditimit.

Edhe më raportin e auditimit të vitit 2016 te të gjeturat është thënë se komiteti i

Auditimit të Brendshëm ende nuk është themeluar nga komuna.

“Edhe pse AB ka bërë një numër raportesh, shumica e fushave të rishikimit nga auditimi i brendshëm mbulojnë aktivitetet e vitit 2015, që do të thotë se nuk i shtojnë ndonjë vlerë të theksuar përmirësimeve aktuale të kontrollit të brendshëm. Menaxhmenti i komunës, në anën tjetër, nuk kishte bërë plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga NJAB, andaj kjo ka rezultuar me përsëritjen e çështjeve të rekomanduara”, thuhet në raport.

Te progresi në zbatimin e rekomandimeve të vitit paraprak thuhej se kryetari duhet të siguroj themelimin e Komitetit të Auditimit për të arritur përfitimin maksimal nga aktiviteti auditimit të brendshëm.