array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë se Kurti i ka dhënë ultimatum BE-së dhe NATO-s për anëtarësimin e Kosovës

Deklarata

“Gjendja Në Ukrainë, Kryeministri Kurti I Jep ‘UItimatum’ NATO-S Dhe BE-Së: Bëjeni Anëtarësimin E Kosovës”

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, nuk i kanë vënë ultimatume organizatave dhe mekanizmve ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës. Ata i kanë bërë thirrje në vazhdimësi që të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në këto mekanizma, për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Artikulli

Më 13 mars të këtij viti, është shpërndarë një lajm që pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vendosur ultimatum NATO-s dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Kosovës në këto dy institucione pas luftës në Ukrainë.

Titulli i lajmit është “Gjendja Në Ukrainë, Kryeministri Kurti I Jep ‘UItimatum’ NATO-S Dhe BE-Së: Bëjeni Anëtarësimin E Kosovës”, i publikuar në ueb-faqen “timenews24hr.com”, dhe është shpërndarë në Facebook në faqen me emrin “Specialja”, më 14 mars 2022. Kjo faqe ka mbi 87 mijë pëlqime.

Ndërkaq përmbajtja e lajmit është e ndryshme nga titulli, aty citohet portali kosovar “Telegrafi”, teksa kanë raportuar për një intervistë të Kurtit për median ndërkombëtare AFP.

Kurti citohet të ketë thënë mes tjerash se “pushtimi i Ukrainës nga Rusia nënkupton se të dyja organizatat duhet ta bënin më të lehtë – dhe më të shpejtë – anëtarësimin e vendeve kandidate”.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, nuk i kanë vënë ultimatume organizatave dhe mekanizmve ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës.

Ata i kanë bërë thirrje në vazhdimësi që të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në këto mekanizma, për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala “ultimatum” nënkupton “Notë diplomatike, që i dërgon një shtet një shteti tjetër, me kërkesa a kushte të prera, mospranimi i të cilave mund të sjellë prishjen e një marrëveshjeje, prerjen e marrëdhënieve diplomatike, përdorimin e dhunës a shpalljen e luftës. Kërkesë e prerë dhe e padiskutueshme, mospranimi i së cilës mund të sjellë pasoja të rënda”.

Së fundi, më 4 prill 2022, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë një konference për media, deklaroi se janë duke punuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin Evropian dhe në NATO, por sipas saj anëtarësimi në NATO është më i komplikuar.

“Kam kërkuar të bëhen organizimet që aplikimi në Këshillin e Evropës të bëhet sivjet. Ne po punojmë me partnerët tanë që kjo periudhë kohore të jetë sa më e shkurtë për Republikën e Kosovës. Nga shtetet që do të votojnë në këshillin e ministrave që është hapi i fundit i votimit në Këshillin e Evropës më shumë se 2/3 e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që të votojnë në favor”, tha Osmani.

Më 2 mars të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për Sky News pati thënë se Kosova duhet të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.

Kurti theksoi se Kosova nuk ka frikë nga situata në Ukrainë si dhe është vigjilente karshi kësaj situate.

“Por, ne qëndrojmë të vendosur dhe vigjilentë dhe nuk kemi frikë. Ne duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO. Aktualisht kemi NATO-n në Kosovë, por sa më shpejt të anëtarësohemi në NATO do të jetë më mirë për popullin e Kosovës, për Republikën e Kosovës por edhe për gjithë rajonin dhe kontinentin evropian në përgjithësi”, ishte shprehur kryeministri.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi më 4 mars të këtij viti, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike – NATO.

Sipas tij, kjo çështje është e ndarë në dy dimensione.

“E para me procedurat dhe në anën tjetër është shpejtësia përmes të cilës ti duhet ta kalosh atë rrugë. Këtë vit qeveria ka premtuar që do të përpiqet ta bëjë aplikimi, ndërsa për NATO janë fazat është një plan që kemi hyrë në vitin 2012 e pritet të kurorëzohet në vitin 2028”, tha ai.

Burimi: Facebook
Burimi: https://timenews24hr.com/