Foto: KALLXO.com

VIDEO - Konjufca: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, tejet i rëndësishëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike – NATO.

Sipas tij, kjo çështje është e ndarë në dy dimensione.

“E para me procedurat dhe në anën tjetër është shpejtësia përmes të cilës ti duhet ta kalosh atë rrugë. Këtë vit qeveria ka premtuar që do të përpiqet ta bëjë aplikimi, ndërsa për NATO janë fazat është një plan që kemi hyrë në vitin 2012 e pritet të kurorëzohet në vitin 2028. Ju e patë sesi u pranua kërkesa e Ukrainës ndaj BE-së, u miratua në mënyrë emergjente e në situata të jashtëzakonshme, sepse ndonjëherë vjen puna që BE të veproj si një trup i vetëm në mënyrë homogjene, e kjo nuk mund të bëhet me strategjinë e tashme, thirrja jonë ka qenë për ndryshim të strategjinë, vëmendje pas konfliktit të Ukrainë”, tha ai.

Konjufca ka thënë që është krijuar një momentum i ri të cilin Kosova do ta shfrytëzojë.

“Vet anëtarët e NATO-së kërkojnë që edhe Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e familjes euroatlantike, kjo është një situatë e re”, tha ai.

 

Në lidhje me situatën në Ukrainë, ai ka shtuar se po punojnë me Maqedoninë e Veriut për sanksionet të cilat BE dhe NATO, po ja vendosin Federatës ruse pas sulmeve në Ukrainë.

“Roli i parlamenteve tona është i rëndësishëm, ne i miratuam në të njëjtën kohë rezolutat për Ukrainën, në mbështetje të Ukrainës. Agresion i cili po shkakton humbje të jetëve te civilëve të pafajshëm duke mos kursyer as fëmijët.. Bashkëpunimi jonë me Maqedoninë do të thellohet, kemi aq shumë t’i japim njëri-tjetrit, jemi aq afër, kemi bashkëpunime, dhe kjo më krijon përshtypjen që sa të jemi më afër rajoni është më i sigurte”, tha ai.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut edhe një herë po e sjellë në pah sa i rëndësishëm është anëtarësimi në NATO, dhe sesa është e rëndësishme në këtë situatë që edhe Kosova t’i bashkohet NATO-s”, shtoi Konjufca.

Kry parlamentari kosovar është shprehur se bashkëpunimi shumë i mirë i Kosovës me të gjitha institucionet Maqedonisë së Veriut, parlamentet, qeveritë me mbledhje të përbashkëta po ashtu edhe vizita e para disa jave e presidentit Penderovski, tregon për thellim të bashkëpunimit.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron sot për vizitë në Kosovë.