Mesazhi i Vlora Çitakut për lajmet e rreme: Mos shpërndani lajme pa e verifikuar burimin - VIDEO
Lajmet e rreme, për shkak të mundësisë së lehtë të publikimit, në ditët e sotme shpërndahen me bollëk.
KALLXO.com përmes platformës Krypometër në vazhdimësi raporton për lajmet e rreme që shpërndahen në mediat kosovare.
Në një mesazh, Vlora Çitaku Ambasadore e Kosovës tha se lajmet e rreme janë të dëmshme dhe në bazë të tyre mund të merren vendime të dëmshme.
“Lajmet e rreme janë kudo. Bazuar në lajme të rreme merren vendime të gabuara. Fatkeqësisht, imun ndaj tyre nuk janë as politikanët”, ka thënë ajo.
Çitaku ka bërë thirrje të gjithë lexuesve të lajmeve që të kenë kujdes.
“Në situatë ekstreme, sikur ato që kaluam viteve të fundit me pandeminë, lajmet e rreme mund të kushtojnë edhe me jetë njerëzish. Ju lutem, keni kujdes, mos shpërndani lajme pa e verifikuar burimin, pa verifikuar informacionin”, ka thënë ajo.
Organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug, në Prishtinë të hënën u organizua konferenca për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me temën “Ballafaqimi me fakte: Si të kundërshtohen ndikimet e dëmshme nga jashtë”.
Kjo konferencë, e cila zgjati më shumë se katër orë, mblodhi së bashku gazetarë, redaktorë, profesionistë të medias, ekspertë të tjerë, të cilët diskutuan rreziqet nga ndikimet e dëmshme nga jashtë, veçanërisht ato nga vendet e fuqishme si Kina e Rusia.
Konferenca e BIRN-it për lajmet e rreme, sfidat dhe rëndësia e verifikimit të fakteve
www.kallxo.com