array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se vetura e parkuar në hapësirën e gjelbër është pronë e emisionit “Radar”

Deklarata

Nje shembull per te tjeret! Radar – Radio Dukagjini

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi “Nje shembull per te tjeret! Radar – Radio Dukagjini” i bërë tek një postim me fotografi në të cilin shihet një veturë e parkuar në hapësirë të gjelbër- është i rremë. Vetura në fjalë nuk është në pronësi dhe menaxhim të Emisioni Radar që transmetohet në RTV Dukagjinit. Nga emisioni “Radar-i” thonë se automjeti është donacion i tyre për organizatën “Cure to Children” për transportin e fëmijëve me Leukemi.

Artikulli

Më 29 dhjetor 2022, në faqen në Facebook “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë” është publikuar një fotografi në të cilën shihet një veturë e parkuar në një hapësirë të gjelbër.

Fotoja është publikuar me mbishkrimin “Nje shembull per te tjeret! Radar – Radio Dukagjini”.

Faqja përmes përshkrimit ka kritikuar dhe ironizuar me mënyrën e parkimit të veturës në hapësirën e gjelbër. Ashtu si pretendon “Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë”, automjeti i përket emisionit “Radar” i RTV Dukagjinit.

Informacioni i publikuar nga faqja është i rremë, pasi vetura edhe pse e ka të vendosur logon e Radar-it dhe të RTV Dukagjinit, nuk është në pronësi të tyre.

Në një përgjigje për KALLXO.com nga emisioni “Radar”, ata shpjegojnë se vetura e parkuar në hapësira gjelbëruese nuk është në menaxhim të tyre.

Nga emisioni “Radar-i” thonë se automjeti është donacion i tyre për organizatën “Cure to Children” për transportin e fëmijëve me Leukemi.

“Vetura që shihet e parkuar në hapësira gjelbëruese, nuk i përket emisionit Radar ne RTV Dukagjini, dhe nuk është në menaxhim të Radarit. Kjo veturë është donacion i emisionit Radar për “Cure to Children” për Transportin e fëmijëve me Leukemi”- thuhet në përgjigjen e emisionit për KALLXO.com.

Organizatës “Cure to Children” i ishte dhuruar vetura, për të cilën dëgjuesit e “Radar- it” kishin mbledhur të holla për sigurimin e transportit për fëmijët e prekur me leukemi në gjithë Kosovën.