array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se një person do të dhurojë pasurinë e tij 

Deklarata

Duke marrë parasysh moshën dhe shëndetin aktual, dua të dhuroj pasuritë e mia. Unë kam një shumë të madhe të cilën do të doja t’ju vë në dispozicion me anë të dhurimit për t’ju mundësuar kryerjen e punës së vullnetit të mirë.

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Përshëndetje në emër të Jezu Krishtit” është i rremë. Fotografia dhe emri i profilit të hapur në Facebook është të një personi fizik, por faqja është hapur si Organizatë Jo-Qeveritare. Postimi është bërë në gjuhën shqipe edhe pse personi nuk paraqitet si shqiptare. Në fund të postimit ky profil ka kërkuar që njerëzit e interesuar ta kontaktojnë atë përmes mesazhit privat, mirëpo ajo nuk është përgjigjur në mesazhin e dërguar nga KALLXO.com.

Artikulli

Më 3 shkurt 2023 një profil në Facebook me emrinPauline Taulia” ka publikuar një postim në të cilin ka pretenduar se ajo është një 75 vjeçare e ve që aktualisht është e sëmurë dhe dëshiron t’ia dhurojë dikuj pasuritë e saja.

Profili në Facebook është hapur me 29 janar 2023 si Organizatë Jo-Qeveritare. Në të njëjtën ditë kur është hapë profili, ajo e ka bërë një postim në gjuhën portugese, me përmbajtje të njëjtë, pra për dhurimin e pasurisë së saj.

Kurse, postimin në gjuhën shqipe e ka bërë me datën 3 shkurt 2023 dhe është përkthim i postimit të parë që është bërë në gjuhën portugese.

Në fund të postimit ky profil ka kërkuar që njerëzit e interesuar ta kontaktojnë atë përmes mesazhit privat, mirëpo ajo nuk është përgjigjur në mesazhin e dërguar nga KALLXO.com.