array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se EULEX po bastisë në Leposaviq

Deklarata

EULEX po bastisë dy shtëpi në Leposaviq

media

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se EULEX po bastisë dy shtëpi në Leposaviq është i pavërtetë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se bastisjet janë kryer nga Policia e Kosovës ndërsa EULEX ka pasur vetëm rol vëzhgues. 

Artikulli

Më datë 17/10/2023 faqja Botasot.info (Arkiva) ka publikuar një artikull për një bastisje që ka ndodhur në Leposaviq. 

Artikulli  është shpërndarë edhe në faqet e Facebook Gazeta Bota Sot (Arkiva) dhe Bota Sot (Arkiva). 

Në këta artikuj thuhet se Njësia Speciale dhe EULEX janë duke bastisur dy shtëpi në Leposaviq. 

Krypometri ka verifikuar nëse EULEX ka kryer bastisje në shtëpitë e qytetarëve serb në Leposaviq.

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometri me datë 24/10/2023 ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. 

Ai ka konfrimuar se të gjitha bastisjet e datës 17/10/2023 janë kryer nga Policia e Kosovës e jo nga EULEX. 

“EULEX në parim është vetëm vëzhgues”- ka thënë Elshani. 

Krypometri ka verifikuar se EULEX nuk ka mandat të kryejë bastisje në hetimet që zhvillohen në Kosovë. 

faqen zyrtare të EULEX thuhet se misioni i përgjithshëm i tyre është të mbështesë institucione të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira europiane.

Tutje thuhet se funksionet operacionale kryhen nga Shtylla Mbështetëse për Operacione e Misionit e cila ka kapacitet të mbetur të kufizuar si reagues i dytë i Kosovës në fushën e sigurisë. 

Gjithashtu rikujtohet se në këtë aspekt Policia e Kosovës është reaguesi i parë në fushën e sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë. 

Më 17/10/2023 në tri komuna në veri të vendit, Policia e Kosovës kishte kryer 13 bastisje në lokacione të ndryshme. 

Tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e Veriut e tri të tjera në Leposaviq. 

Bastisjet në fjalë u kryen në vazhdën e hetimeve për rastin e sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri policor, Afrim Bunjaku.