array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për deklaratën e Kurtit për ‘pastrim të trurit’

Deklarata

Ju lutem duart pastroni vetë, kurse trurin jau pastroj unë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi i bërë se gjoja Albin Kurti ka thënë ‘Ju lutem duart pastroni vetë, kurse trurin jau pastroj unë’ është i rremë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka thënë asnjëherë se do t’ia pastrojë trurin qytetarëve të Kosovës. 

Artikulli

Me 31 mars 2023 faqja në Facebook me emrinDrenica Graphic” ka publikuar një fotografi të Albin Kurtit, të ilustruar me një fjali në të cilën shkruhej ‘Ju lutem duart pastroni vetë, kurse trurin jau pastroj unë’.

Në këtë fotografi të ilustruar nuk është prezantuar asnjë fakt apo dëshmi se kjo deklaratë është bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Një deklaratë e tillë e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është publikuar në media.