array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pallati i Drejtësisë, Prishtinë. Foto: BIRN.

Rrena për deklaratën e avokatit Skender Musa

Deklarata

Janë nxjerrë të gjitha bisedat në telefonin e Naim Murselit

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull: “Janë nxjerrë të gjitha bisedat në telefonin e Naim Murselit” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burimin e informacionit se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është e manipuluar.

Artikulli

Portali “Ak Report” me  date 18/12/2023 ka publikuar një lajm rreth ngjarjeve pas vrasjes së Liridona Ademajt.

Titulli i lajmit pretendon se Policia e Kosovës ka arritur të nxjerrë bisedat telefonike që Naim Murseli i ka realizuar para vrasjes.

Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë. 

Fillimisht, Krypometër ka verifikuar nëse në provat që i janë dorëzuar gjykatës për ngjarjen në fjalë ka dëshmi që janë nxjerrë nga bisedat telefonike. 

Vendimi i gjykatës me numër PPRKR.nr.309/23 i nxjerrë nga Gjykata e Prishtinës nuk përmend se Policia ka arritur t’i nxjerrë telefonatat apo bisedat e Naim Murselit.

Madje, sipas ligjit për përgjimet elektronike, bisedat telefonike nuk ruhen as në autoritetet telefonike, përpos në rastet kur telefonët janë nën përgjime. Vendimi në fjalë i gjykatës nuk përmend se telefonët ishin në përgjim nga Policia para vrasjes së Ademajt. 

Krypometër ka analizuar artikullin e “AK Report” dhe ka gjetur se artikulli është bazuar në një deklaratë të avokatit  Skender Musa në të cilën ai ka thënë se Policia ka paisje për t’i nxjerrë SMS-ët.

Krypometër me datë 26/12/2023 ka kontaktuar me avokatin  Skender Musa për të kontrolluar nëse ai ka konfirmuar se Policia i ka nxjerrë bisedat.

Musa në një përgjigje për Krypometrin pas shikimit të këtij lajmi është shprehur se lajmi është i pa saktë dhe se ka shtrembërim të prononcimit të tij.

“Jo nuk është e saktë, asnjëherë nuk kam thënë dhe ata nuk kanë kontaktuar me mua, thjeshtë është shtrembërim i prononcimit tim dhe shpifje. Kam deklaruar se ka mundësi që të kthehen SMS-ët në shumë raste, por jo që bisedat janë nxjerrë deri tani”-  ka thënë  Musa për Krypometrin me datë 26/12/2023.

Ai madje ka konfirmuar se në këtë fazë avokatët nuk mund të kenë informacione të kësaj natyre.

“Nuk e di a janë nxjerrë mesazhet (SMS-ët) dhe a kanë pasë mundësi në rastin konkret dhe kjo çështje nuk dihet para se të ngritet aktakuza, sepse në fazë të hetimeve mbahen sekret”- deklaroi Musa për Krypometrin.