array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e portaleve se Ambasada amerikane ia ka refuzuar vizën Albin Kurtit

Deklarata

Lajmi përkitazi për ketë ‘embargo’ amerikane ndaj Kurtit,  redaksia e KoosvaPost e ka mësuar nga burime të afërta me Qeverinë Kurti

Kosova Post

Vlerësimi

Rrenë

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka thënë se lajmi nuk është e vërtetë. Ai ka thënë se kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar

 

Artikulli

Duke u thirrë në burime “të afërta me Qeverinë”, portali online “Kosova Post” raportoi të mërkurën pasdite se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lajmi përkitazi për ketë ‘embargo’ amerikane ndaj Kurtit,  redaksia e KoosvaPost e ka mësuar nga burime të afërta me Qeverinë Kurti”, thuhet në lajmin e publikuar nga media “Kosova Post”.

Përveç këtij portali, lajmi u publikua edhe nga disa portale tjera, siç është “Jepi zë”, “GazetaDemos” e të tjera. Madje, lajmi u përkthye edhe nga media në gjuhën serbe.

Media e njohur serbe “Tanjug.rs” duke iu referuar raportimit të “Kosova Post” publikon lajmin mbi ‘refuzimin e vizës” nga ShBA për Albin Kurtin.

“Portali Kosova Post: Albin Kurtit nuk i është aprovuar viza për në SHBA. Portali Kosova Post thekson se Kurtit i është refuzuar viza nga “shteti më i fuqishëm në botë, gjegjësisht “bashkë-sponzori” i lindjes dhe ndërtimit të Kosovës”, thuhet në raportimin e “Tanjug.rs”.

Por, këto raportime i ka demantuar zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përparim Kryeziu tha se lajmi nuk është i vërtetë dhe Kurti ka një vizë amerikane tashme. Sipas tij, Kurti së shpejti do të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, ka thënë Kryeziu për KALLXO.com.

Raportimi i “Kosova Post”
Raportimi i “Kosova Post”
Raportimi i “Jepi zë”

 

Raportimi i “Jepi zë”
Raportimi i “Gazeta Demos”
Raportimi i “Tanjug.rs”