array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Haradinajt për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit

Deklarata

Unë nuk e kam nënshkru kontratën e asnjë rrugë. Këtë të Gjilanit e ka nënshkru Lutfi Zharku, atë tjetren, Lutfi Zharku, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në kohën e ish-ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, kur Qeveria Mustafa veçse ishte në detyrë. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e kishte kthyer në rivlerësim për shkak të parregullsive që kishte gjetur. Rivlerësimi i ofertave ishte bërë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj. Pas rivlerësimi totali i kontratave të nënshkruara për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit ishte për 11 milionë euro më pak se sa në kohën e qeverisë së Isa Mustafës.

Artikulli

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ia ka huqur kur ka folur për kontratën e autostradës së Gjilanit.

Në emisionin Debat Pernime duke folur për kontratat e mëdha të nënshkruara nga Qeveria Haradinaj, ky i fundit deklaroi se kontratën për autostradë nuk e ka nënshkruar ai, por Lutfi Zharku.

“Një kontratë e kam nënshkru unë, kontrata e Countor Global, është transparente, e  lexon në internet. Unë nuk e kam nënshkru kontratën e asnjë rrugë. Këtë të Gjilanit e ka nënshkru Lutfi Zharku, atë tjetren, Lutfi Zharku, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi”, tha Haradinaj në Debat Pernime.

Kjo nuk qëndron, për shkak se kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan nuk është nënshkruar nga ministri Lutfi Zharku. Kontrata për Gjilan është nënshkruar nga ministri i partisë së Ramush Haradinajt, Pal Lekaj.

Më 12 shkurt të vitit të kaluar Pal Lekaj, para Ahmet Isufi të AAK-së e Zenun Pajazitit të PDK-së kishte nënshkruar kontratën.

“…sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nënkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domethënës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me korridore”, kishte shkruar Pal Lekaj ditën e nënshkrimit të kontratës, në shkurt të vitit të kaluar.

https://kallxo.com/shkurt/nenshkruhet-kontrata-per-autostraden-e-gjilanit/

Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në kohën e ish-ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, kur Qeveria Mustafa veçse ishte në detyrë.

Por, disa kompani ishin ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke pretenduar se kishte shkelje ligjore. Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e kishte kthyer në rivlerësim për shkak të parregullsive që kishte gjetur.

Rivlerësimi ishte bërë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj. Pas rivlerësimi totali i kontratave të nënshkruara për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit ishte për 11 milionë euro më pak se sa në kohën e qeverisë së Isa Mustafës.

Por, Drejtësia në Kosovë kishte gjetur se autostrada e Gjilanit po betonohej me betonin që ishte blerë në biznesin e familjes së zv.ministrit të AAK-së, Rexhep Kadriu.