array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripublikimi i lajmit të vjetër si aktual për familjen e Liridona Ademajt

Deklarata

Familja e Liridona Ademaj del me një apel publik

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Familja e Liridona Ademaj del me një apel publik”, i publikuar më 21.03.2024, është i rremë. Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka thënë se së fundmi nuk kanë bërë asnjë apel për qytetarët. Ai ka thënë se të vetmet deklarime që i kanë bërë për media kanë qenë ato të bëra në muajin dhjetor të vitit 2023. Krypometër ka gjetur se lajmi i publikuar më 21.03.2024 nga faqja ‘Liria ka Emër’ është publikuar për herë të parë më 12.12.2023.

Artikulli

Më 21.03.2024 faqja në facebook ‘Liria ka Emër’ ka publikuar një artikull me titullin: “Familja e Liridona Ademaj del me një apel publik / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁”.

Në artikull mes tjerash thuhet se Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt ka kërkuar nga qytetarët që informacionet rreth vrasjes t’i ndajnë me Policinë dhe Prokurorinë.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook, si: Tringa Globe, Gazeta Rich Shqip, Maringlen, Desi News, Shqiptaria ka Emër.

Krypometri ka kontaktuar me Leonard Ademajn, vëllain e Liridona Ademajt për të parë nëse në kohën e publikimit, pra më datë 21.03.2024 kishte deklaruar diçka të tillë.

Ademaj mohoi të ketë dhënë deklaratë të tillë kohëve të fundit.

“Asnjë lajm nuk ka dalë nga familja jonë, pra prej deklaratave të cilat i kemi japë kohë më parë rreth rastit, më nuk kemi bërë asnjë deklaratë”- ka thënë Ademaj.

Ai ka thënë se lajmi për gjoja apel për ndihmë nga familja është i rremë.

“Të gjitha lajmet janë të rrejshme sepse s’kemi bo asnjë apel e as nuk kemi dhënë ndonjë deklaratë”- deklaroi Ademaj.

Leonard Ademaj tha se për çdo deklaratë dalin publikisht dhe në rrugë e faqe zyrtare.

“Për çdo deklaratë timen e të familjes sime ne dalim publikisht, por nuk ka diçka të tillë”- shtoi Ademaj.

Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se një deklarim i tillë çfarë është cituar në artikull nga faqja ‘Liria ka Emër’ për herë të parë ishte publikuar më 12.12.2023.

Ky lajm ishte bazuar në një postim që kishte bërë Leonard Ademaj, më 11.12.2023 përmes të cilit kishte kërkuar nga qytetarët që secilën informatë që kanë rreth rastit të vrasjes së motrës së tij të dërgojnë në Polici dhe Prokurorinë e Shtetit.

Liridona Ademaj është vrarë më 29.11.2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes. 

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën.