array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripostimi i rrejshëm për humbjen e një fëmije në Velani 

Deklarata

Ky femije ka humbur dhe eshte gjetur nga Policia afer Shtepise se shendetit ne Velani. Ju lutem bejeni share ndoshta e shohin prinderit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Publikimi në faqen “Jeta në Shtime” me përshkrimin “Ky femije ka humbur dhe eshte gjetur nga Policia afer Shtepise se shendetit ne Velani. Ju lutem bejeni share ndoshta e shohin prinderit” është i rremë. Rasti i humbjes së një fëmijut, si është paraqitur përmes fotografive, ka ndodhur në vitin 2020. Policia e Kosovës ka thënë se në kohën e publikimit, më 6 janar 2024, nuk kanë pranuar rast të ri të humbjes së këtij fëmiu.

Artikulli

Më 6 janar 2021 në faqen në Facebook “Jeta në Shtime” (Arkiva) janë publikuar dy fotografi të një fëmije me përshkrimin “Ky femije ka humbur dhe eshte gjetur nga Policia afer Shtepise se shendetit ne Velani. Ju lutem bejeni share ndoshta e shohin prinderit.” 

Krypometër, përmes “TinEye” ka gjetur se fotografia e publikuar nga kjo faqe është e vjetër, pasi ajo për herë të parë ishte publikuar në vitin 2020.

Më 22 gusht 2020 ishte raportuar nga mediat se një fëmijë ishte humbur por me ndihmën e Policisë ishte kthyer tek prinderit e tij. 

Krypometër ka gjetur se i njëjti postim ishte bërë në vitin 2020 nga faqja Gjakova Sot, por i njëjti postim është shpërndarë serish në fillim të vitit 2024, duke arritë në 85 mijë shpërndarje. Sipas të dhënave të Meta-së, ky postim në 24 orët e fundit është parë mbi 300 mijë euro, kurse që nga viti 2020 është parë nga 12.3 milionë herë në Facebook.

Postimi i vitit 2020 po rishpërndahet si lajm i ri

Lidhur me këtë, Krypometri ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim, Policia e Kosovës ka thënë se fotografia e publikuar është nga një rast që ka ndodhur në vitin 2020 e jo në vitin 2024. 

Po ashtu, Policia ka thënë se fëmija i ishte kthyer familjes, në kohën kur ka ndodhur rasti, pra në vitin 2020.

“Ndërlidhur me rastin që po i referoheni, në kohën kur ka ndodhur, fëmija është bashkuar me familjen”- thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Policia e Kosovës kanë thënë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë raportim për ripostime të këtij rasti.