array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendohet rrejshëm se familja e Liridona Ademajt “kërkon gjak”

Deklarata

‘Familja kërkon gjak’, vëllai i Liridonës i përgjigjet babait të Naimit: Mos më dil para!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “‘Familja kërkon gjak’, vëllai i Liridonës i përgjigjet babait të Naimit: Mos më dil para!” është i rremë. Leonard Ademaj, vëllau i Liridona Ademajt së ndjerë ka thënë se nuk ka bërë asnjë deklarim gjatë ditëve të fundit rreth rastit të Liridonës për kanun apo hakmarrje. Leonard Ademaj ka thënë familja e tij i beson drejtësisë së Kosovës dhe presin që ata të japin dënimet e merituara për secilin që është i përfshirë në rast dhe këtë gjë thotë se e kanë thënë edhe gjatë muajit dhjetor 2023.

Artikulli

Më 21.03.2024 faqja në facebook Analiza (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin: “‘Familja kërkon gjak’, vëllai i Liridonës i përgjigjet babait të Naimit: Mos më dil para!”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook, si: Cudira Shqip (arkiva), Origjinale (arkiva), Lajme Ditore (arkiva), Express Today (arkiva), Lajme Javore (arkiva), 7 sekonda (arkiva), ShkupiSot (arkiva), Çudira dhe Hajgare (arkiva), Mesazhi Shqip (arkiva), Lajmin Press (arkiva).

Krypometri ka kontaktuar me Leonard Ademajn, vëllain e Liridona Ademajt për të parë nëse në kohën e publikimit, pra më datë 21.03.2024 kishte deklaruar diçka të tillë.

Ademaj deklaroi se ai nuk ka dhënë deklaratë të tillë gjatë këtyre ditëve.

“Jo, unë bile për momentin sot kam ardhë prej Suedisë, kam qenë në Suedi tek fëmija” tha Ademaj.

Ai shton se gjithëçka i kanë lënë në dorë drejtësisë.

“Jo, jo ato krejt janë… Krejt çka po qesin, po qesin lajme veç me marrë klikime se deklarata ime shihet qartë se çka kam thanë, ne krejt çka kemi pas ia kemi lënë drejtësisë”- deklaroi Ademaj.

Leonard Ademaj mohon të jetë e vërtetë se familja kërkon gjak ashtu si pretendohet në titullin e artikullit.

“Jo, nuk është e vërtetë”, deklaroi ai.

Krypometër, përmes kërkimeve në Youtube dhe Google, ka gjetur një kronikë prej të cilës është bazuar lajmi i ripublikuar më 21.03.2024. Në këtë kronikë flitet për një deklarim të babait të Naim Murselit, i dyshuar si porositës i vrasjes së bashkëshortës së tij, se ai është kërcënuar me kanun. 

Në të njëjtën kronikë, vëllau i Liridona Ademajt, Liridon Ademaj kishte thënë se familja i beson drejtësisë.  

Liridona Ademaj është vrarë më 29.11.2023. 

Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes. 

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. 

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarëve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.