array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi se një produkt ndihmon në humbjen e peshës në mënyrë të shpejt

Deklarata

Dietetiku shqiptar Ardit Islami: Unë e di si të humbësh peshë në mënyrë të sigurt për 30 kg në një muaj në shtëpi

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Dietetiku shqiptar Ardit Islami: Unë e di si të humbësh peshë në mënyrë të sigurt për 30 kg në një muaj në shtëpi” është i rremë. Në këtë artikull janë përdorë emra fiktivë të mjekëve, si dhe janë marrë fotografitë e mjekëve turkë dhe të njëjtit janë prezantuar me emra të tjerë. Produkti që reklamohet në ketë artikull nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë.

Artikulli

Më 02.04.2024 faqja në Facebook, ‘Herbal Khristy’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: ‘Nëse pesha juaj është 95+ Barku juaj do të thahet deri në 50 në 7 ditë!’

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “The future together” (arkiva) dhe “doctor-cod.com” (arkiva), me titull: Dietetiku shqiptar Ardit Islami: Unë e di si të humbësh peshë në mënyrë të sigurt për 30 kg në një muaj në shtëpi.

Në këtë artikull citohet një dietolog me emrin Ardit Islami, e i cili thuhet se ushtron profesionin në Shqipëri.

Sipas artikullit intervista pretendohet se zhvillohet në një studio televizive të kanalit CNN Turk.

Krypometër ka kërkuar në regjistrin e mjekëve të Urdhërit të mjekëve të Shqipërisë, por në këtë regjistër nuk ka asnjë mjek me emrin Ardit Islami.

Po ashtu krypometri nga kërkimet në ‘Google’, nuk ka gjetur ndonjë dietolog me emrin Ardit Islami, por vetëm një inxhinier me këtë emër.

Krypometër përmes kërkimeve të fotografive në InVID ka gjetur se studio televizive që është paraqitur në këtë lajm nuk është e televizionit “CNN Turk”, por e televizionit “Kanal 7”, më saktësisht e emisionit “Kanal 7 Merhaba Hayat Sağlık Programı”. 

Doktori i prezantuar në shkrim si Ardit Islami, Krypometër ka gjetur se është “Dr. Emre Bakırcıoğlu”. Kurse doktori i prezantuar në artikull si Mustafa Tükenmez, në fakt është Op. Dr. Süleyman Tosun.

Artikulli rekomandon një produkt i cili thuhet se ndihmon në humbje të peshës.

Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Biolight’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, e cila ka thënë se secili person ka metabolizëm të ndryshëm prandaj duhet të bëhen testi i intolerancës para se të caktohet një program për dobësim.

Ajo ka thënë se minimumi i kërkesës për një produkt që e konsumojmë është me i ditë vetitë e tij, përparësitë dhe ndikimet eventuale anësore, por edhe prodhuesin.

“Për mu ky produkt është shumë i dyshimtë. As numri i telefonit, as përmbajtje të substancave. Dieta (plane ushqimore) të personalizuara”- është thënë në deklaratën e Halabakut, e cila ka studiuar në Akademinë Italiane të Nutricionit për të qenë këshilltare për Nutricion dhe Dietologji.