array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim

Pretendimi se një kremë shëron mykun e thonjëve

Deklarata

“Myku i thonjve shkakton infeksion në gjak dhe nekrozë”

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Myku i thonjve shkakton infeksion në gjak dhe nekrozë” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me burime shkencore se myku nuk shkakton këtë problem ndërsa trajtimi i tij me produktet të cilat i reklamon artikulli nuk janë të certifikuara në Kosovë.

Artikulli

Më 7 dhjetor faqja e facebook-ut, ‘Sheryl Chapman’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, Specialistët paralajmërojnë: “Myku i thonjve shkakton infeksion në gjak dhe nekrozë. Ekziston një zgjidhje, por nuk është për të gjithë”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në ueb faqen ‘kfodjeos.com’(arkiva).

Në këtë artikull rekomandohet një produkt për të cilin pretendohet se shëron mykun e thonjëve, pasi që artikulli pretendon se personat që infektohen me myk vdesin brenda 10-14 vjetëve.

Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt ka autorizim marketingu në Kosovë në Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës, nuk gjendet asnjë produkt me emrin ‘Mikoherb’.

Përveç kësaj, Krypometër ka pyetur edhe dy doktorë të përgjithshëm rreth rrezikut prej mykut të thonjëve.

Fevzi Sylejmani që është edhe drejtor i QKMF-së në Mitrovicë ka thënë për Krypometër se myku i thonjëve nuk shkakton vdekje.

“Myku i thonjëve shërohet me tableta antibiotike te rastet e neglizhuara për një kohë të gjatë, ndërsa tek rastet e lehta me ndonjë kremë. Ndonjëherë nevojitet largimi i thonjve tek kirurgu por kjo ndodh shumë rrallë”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit të datës 11/12/2023.

Ndërsa mjeku i QKMF-së në Lipjan, Krenar Berisha, tha se këto janë propagandë për të shitur krema të ndryshme.

“Ka shkrime për vdekje nga myku i thonjëve por jo ndonjë publikim shkencor. Më shumë janë propagandë për përdorimin e sprejëve dhe kremave të ndryshëm për trajtim. Por trajtimi i mykut të thonjve bëhet me anë të antibiotikëve”- thuhet në përgjigjen e Berishës të datës 11/12/2023.