array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i rremë se vajguri e shëron kancerin dhe leukemin

Deklarata

Mjeku alternativ, Erxhan Muharremi ka gjetur “sekretin”, që sipas tij shëron kancerin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Përfundimet e nxjerra nga i vet-quajturi mjekë popullor nuk janë të bazuara në shkencë dhe nuk janë të vertetuara. Onkologu Ardian Millaku thotë se përdorimi i vaj-gurit nuk është metodë që përdorët në mjekësinë profesionale dhe i njëjti nuk ka bazë shkencore. Ai tha se protokollet ndërkombëtare të mjekësisë thonë shërimi i kancerit mund të bëhet me kimioterapi, me rrezatim apo me trajtim paliativ, varësisht prej stadit të sëmundjes. Mjekësia nuk i përjashton edhe metodat alternative për shërim të ndonjë sëmundje, mirëpo deri më tash nuk ka një mendim shkencor që një vajguri mund të bëjë një gjë të tillë dhe të i jetë i aplikueshëm për kancerin e leukemin.

Artikulli

Shkruar nga Vlera Shabani

Më 20 tetor 2022 në një intervistë në emisionin e mëngjesit “ABC e mëngjesit”, i vet-quajturi mjek alternativ Erxhan Muharremi pretendoi se vajguri e shëron kancerin. Kjo deklaratë është publikuar edhe në portalin “ABCnews” dhe e njëjta është shpërndarë edhe nga portalet “Albeu” dhe “S’kaproblem”, si dhe është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: dosja.al.

Erxhan Muharremi, i cili thotë që është mjek alternativ, pretendon që pirja e vajgurit shëron kancerin, tumorin dhe leukeminë akute.

Për këtë metodë ai nuk përmend asnjë bazë shkencore, por thotë se daton që prej para 9 shekujsh dhe përdoret në shumë vende të botës.

Gjatë intervistës ai pretendon se ka shëruar mijëra pacientë madje edhe doktorë me këtë metodë. Mirëpo, ai nuk cek asnjë emër të këtyre personave duke thënë se kjo është sëmundje delikate dhe në të ardhmen ata mjekë dhe pacientë do të deklarohen  vetë për suksesin e këtij përdorimi.

Ai thotë se përbërja e vajgurit me të gjitha grupet e vitaminave, mineraleve, metaleve, karbohidrateve e fibrave është ajo që ndikon në shërim.

Sipas tij ai mund të përdoret për disa muaj, por masa e përdorimit që caktohet nga ai varet prej llojit të kancerit, fazën e tij edhe analizat e bëra.

Vajguri është lëndë djegëse e lëngshme që nxirret nga nafta dhe që përdoret si karburant për avionë e helikopterë, për ngrohje, për gatim etj.

Përkundër insistimit të gazetarëve, personi i intervistuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi që vajguri mund të shërojë kancerin. Gazetarët e kanë pyetur për të treguar ndonjë emer të ndonjë pacienti që e ka sheruar, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

Ardian Millaku, onkolog në SHSKUK thotë për KALLXO.com që kjo nuk është metodë që përdoret në mjekësinë profesionale. Ai tha se ata respektojnë protokolet ndërkombëtare të mjekësisë dhe nuk ka bazë shkencore për pretendimet e tilla.

Ai tregon që shërimi i kancerit bëhet me kimioterapi, me rrezatim apo me trajtim paliativ, varësisht prej stadit të sëmundjes.