Malisheva fajëson Ministrin për zvarritjen e punëve në Stadium

Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)

Ragip Begaj, Maj 2018

Qëndrim i ndërruar

Ragip Begaj: Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)

Vlerësimi: Krypometri do të vazhdojë të monitorojë projektin e stadiumit të Komunës së Malishevës. Fajësimi i ministrisë për zvarritje të punëve nuk është alibi e mjaftueshme, sepse kryetari i komunës së Malishvës është dashur të jetë i informuar për dinamikën e kryerjes së punëve. Kësaj here do të vlerësohet si ndërrim i qëndrimit, mirëpo nëse zvarritet projekti edhe më tutje atëherë do të bie në pjesën e rrenave.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë debateve parazgjedhore, kishte premtuar se stadiumi i këtij qyteti do të përfundohet në gjysmën e parë të vitit 2018.

“Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)”, ka premtuar Begaj në emisionin “DebatPernime”

Në përgjigjet e kësaj komune, thuhet se ka ende punë për t’u përfunduar siç është: Ngjitja e tepihut dhe mbulimi i shkallëve me ulëse, si dhe disa punë tjera teknike.

Të gjitha këto punë janë pjesë e përgjegjësisë së ministrisë së Kulturës dhe Sportit.

“Pjesa e komunës në rregullimin e stadiumit është e kryer, ka mbetur pjesa e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, andaj duheni që ti drejtoheni ministrisë përkatëse lidhur me përfundimin e punimeve në stadium”, thuhet në përgjigjet e kësaj komune.

Premtimi i Begajt për funksionalizim të plotë të stadiumit nuk do të mund të mbahet.

“Këtë vit, besojmë që ekipet e futbollit, do t’i zhvillojnë ndeshjet në stadium”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Malishevës.

Punimet në ndërtim të stadiumit në Malishevë. Foto e bërë në muajin shtator të vitit 2017.

 

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Forcat e Armatosura dhe Viza

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend