array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i vjetër për vdekjen e dy të rinjve

Deklarata

E mori kamioni para, makina bëhet co.pa co.pa… Dy vëllezërit, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç japin shpirt në vend

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “e mori kamioni para, makina bëhet co.pa co.pa… Dy vëllezërit, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç japin shpirt në vend” është i rremë. KALLXO.com ka gjetur se dy persona nuk kanë vdekur në aksident në Greqi në ditën kur është publikuar lajmi dhe as një javën e fundit. Lajmi i publikuar në artikull me 29 tetor 2022 është i vjetër, pasi i njëjti artikull për vdekjen e dy personave është publikuar me 3 nëntor 2021. KALLXO.com ka gjetur se e njëjta fotografi e aksidentit është përdorur edhe në publikimin e bërë me 3 nëntor 2021. 

Artikulli

Më 29 tetor 2022 në faqen në Facebook “Gazeta Shqip” është publikuar një artikull me titull “E mori kamioni para, makina bëhet co.pa co.pa… Dy vëllezërit, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç japin shpirt në vend”.

Artikulli i njëjtë është publikuar edhe në faqen “Maringlen”, “Gazeta Rich Shqip” dhe në faqen e internetit “mynews24hr”.

Në artikull flitet për një aksident që ka ndodhur në Greqi dhe për pasojë kanë vdekur 2 persona, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç. 

Viktimat janë të moshave 33 dhe 36 vjeç, ndërkohë që shkak i aksidentit u bë përplasja e makinës së tyre me një kamion. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në autostradën Vlachioti – Molaon. JU FTOJMTE SHTYPNI VIDEON ME POSHT… LEXO ME TEPER”- thuhet tutje në artikull.

Janë dhënë edhe detaje të aksidentit dhe i njëjti artikull është ilustruar edhe me një fotografi të aksidentit. Në artikull thuhet se lajmi është marrë nga mediat greke, por nuk citohet asnjë prej tyre. 

KALLXO.com ka gjetur se dy persona nuk kanë vdekur në aksident në Greqi në ditën kur është publikuar lajmi dhe as një javën e fundit. 

I njëjti artikull për vdekjen e dy personave është publikuar edhe me 3 nëntor 2021. KALLXO.com ka gjetur se e njëjta fotografi është përdorur edhe në publikimin e bërë me 3 nëntor 2021.