array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për martesën e një vajze të vogë me një burrë të moshuar

Deklarata

Vajza qau teksa u martua me plakun, por sekreti i tij u zbulua gjatë natës së tyre të martesës…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Vajza qau teksa u martua me plakun, por sekreti i tij u zbulua gjatë natës së tyre të martesës…” është i rremë. Krypometër ka kontrolluar faktet e paraqitura në përmbajtje dhe ka gjetur se fotografitë janë marrë nga një ceremoni familjare e organizuar para 10 viteve. Më 01.04.2014, mediumi anglez Daily Mail dhe Huffpost kishin publikuar historinë e një familjeje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kishin organizuar një dasmë të simuluar mes një vajze Josie Zetz dhe babait të saj, Jim Zetz. “Dasma” ishte organizuar në ditëlindjen e 11-të të Josie-s nga një fotografe, Lindsey Villatoro, pasi Jim vuante nga kanceri i pankreasit. 

Artikulli

Më 21.02.2024 faqja e internetit ‘xnews7.com’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Vajza qau teksa u martua me plakun, por sekreti i tij u zbulua gjatë natës së tyre të martesës…”.

Artikulli është shpërndarë edhe në faqe të Facebook-ut si: Gazeta Rich Shqip (arkiva), Lajm 24 (arkiva), A1on Lajme (arkiva), Aktuale 24 (arkiva), Maringlen (arkiva), Portali Aurora (arkiva), Neës (arkiva), Tringa Globale (arkiva), Portali Ditor (arkiva) dhe Lajm24 (arkiva).

Në artikull pretendohet se vajza që shihet në fotografi quhet Daisy dhe se ajo është martuar me një 60 vjeçar për shkaqe financiare. 

Pas kërkimit të fotografisë përmes “Google Lens”, Krypometër ka gjetur se vajza që shihet në fotografi nuk quhet Daisy dhe nuk është martuar me të moshuarin për shkak të gjendjes financiare.

Më 01.04.2014, mediumi anglez Daily Mail dhe Huffpost kishin publikuar historinë e një familjeje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kishin organizuar një dasmë të simuluar mes një vajze Josie Zetz dhe babait të saj, Jim Zetz. E njëjta histori është raportuar edhe në disa media të tjera (shik këtu, këtu dhe këtu)

“Dasma” ishte organizuar në ditëlindjen e 11-të të Josie-s nga një fotografe, Lindsey Villatoro, pasi Jim vuante nga kanceri i pankreasit. 

Grace Zetz kishte rrëfyer për Daily Mail se vajza e saj, Josie ishte e mërzitur për faktin se babai i saj nuk do të ishte aty për ditën e dasmës dhe kështu që lindi ideja për një martesë të simuluar.

Fotografja Villatoro u takua për herë të parë me Josie dhe babanë e saj kur i fotografoi ata, së bashku me nënën e Josie, Grace, për një nga portretet e tyre të fundit familjare.