array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni i rremë se gruaja e vrarë në Pejë kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri

Deklarata

Gjyljeta Ukella e vrarë nga burri i saj në Pejë dikur kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Gjyljeta Ukella e vrarë nga burri i saj në Pejë dikur kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri” është i rremë. Gjyljeta Ukella nuk i kishte dhuruar 50 euro për Shqipërinë përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në një emision në Televizionin Klan Kosova. Gruaja që i kishte dhuruar 50 euro ishte Gjyljeta Devolli. Ajo këtë e kishte konfirmuar në një emision në Televizionin Klan Kosova, si dhe me një postim që ka bërë në Facebook. E kontaktuar nga Krypometër, Gjyljeta Devolli ka thënë se përshkimi i videos së bërë në rrjetet sociale është i rremë.

Artikulli

Më 16.04.2024, faqja në Facebook, “Kaçaniku 05” (arkiva) ka publikuar një video me mbishkrimin “Gjyljeta Ukella e vrarë nga burri i saj në Pejë dikur kishte dhuruar 50 euro për tërmetin në Shqipëri”.

Në këtë video që është marrë nga emisioni ‘Ndrrimi i natës’ në Klan Kosova që kishte organizuar një fushatë për të ndihmuar Shqipërinë pas termetit të vitit 2019. Në këtë video dëgjohet zëri i një gruaje e cila thotë “Jam Gjyljeta nga Peja, për këtë rastin që ka ndodh në Shqipëri, unë jam e sëmurë prej kancerit, dëshiroj 50 euro me i dorëzu”.

Faqja në Facebook ka pretenduar se gruaja që ka folur në këtë emision është Gjyljeta Ukella, gruaja nga Peja e cila është vrarë më 16.04.2024.

E njëjta video me ketë përshkrim është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook, “Kaçaniku me rrethinë”(arkiva), “Ku me shku n’Ferizaj?”(arkiva).

Krypometër, përmes kërkimeve në postimet e bëra nga Televizioni Klan Kosova, ka gjetur se gruaja e cila dëgjohet në këtë video nuk është Gjyljeta Ukella, por është një person tjetër që quhet Gjyljeta Devolli.

Më 27.11.2019 në emisionin “Ndrrimi i natës”, ishte transmetuar intervista Gjyljeta Devollit, e cila kishte telefonuar për të dhuruar 50 euro për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes kërkimeve në Facebook, Krypometër ka arritur të gjejë profilin e Gjyljeta Devollit. Kjo e fundit ka bërë një postim në Facebook (arkiva) ka njoftuar se gruaja që dëgjohet në këtë video është ajo.

Ajo ka thënë se do të denoncojë portalet që e kanë vendosur videon e saj duke pretenduar se është Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra më 16.04.2024.

Krypometër më 18.04.2024 ka kontaktuar me Gjyljeta Devollin, e cila ka thënë se video e saj është keqpërdorur.

“Unë jam Gjyljeta Devolli, unë aty jam tu fol, nuk është Gjyljeta Ukella. Kur e kam pa jam çuditë. Unë jam qajo që kam thirrë, që i kam dhuru 50 euro kur është bë tërmeti në Shqipëri, kjo punë i ka katër vjet. Nuk e di çka kanë bërë.”- ka thënë ajo për Krypometër.

Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 16.04.2024 në Pejë.

Gjykata e Pejës ka caktuar një muaj paraburgim për Edmod Lajqin, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen Ukelles.