array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Gjilani pa Komitet të Auditimit për tre muaj

Deklarata

Lutfi Haziri: Është funksional në Komunën e Gjilanit. Ka programin vjetor të punës, raporton mbi baza të rregullta në Kuvendin Komunal dhe para bordit të këshilltarëve

Ligji: Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë. Komitetit të Auditimit mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit.

 

Lutfi Haziri

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Gjilanit ka përmbushur obligimin ligjor për funksionalizimin e Komitetit të Auditimit megjithëse pati tre muaj boshllëk në vend të këtij Komiteti. Po sipas ZKA-së, Komuna e Gjilanit ka treguar nivel të ulët të zbatimit të rekomandimeve të Auditorit.

Artikulli

 Komunës së Gjilanit i’u deshën rreth tre muaj  që të emëronte Komitetin e ri të Auditimit pasi të kaluarit i kishte skaduar afati.

Më 13 nëntor të vitit 2017, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,  në Debat Pernime përballë moderatores Jeta Xharra kishte thënë se Komiteti i Auditimit në Gjilan funksionon.

“Është funksional në Komunën e Gjilanit. Ka programin vjetor të punës, raporton mbi baza të rregullta në Kuvendin Komunal dhe para bordit të këshilltarëve”, kishte thënë Haziri.

Pas marrjes së mandatit këtij komuniteti i skadoi afati dhe i njëjti nuk u rifunksionalizua.

Komiteti i Auditimit në Komunën e Gjilanit nuk ka qenë funksional për tre muaj me radhë. Komitetit të kaluar të Auditimit i kishte skaduar mandati në muajin dhjetor të vitit 2017. Ndërsa, Komiteti i ri i Auditimit është formuar vetëm tre muaj më pas, saktësisht më 11 janar të vitit 2018.

“Vendimi për emërimin e Komitetit paraprak është i datës 15.10.2014 i cili ka pasur mandat tre vjeçar, deri në muajin e dhjetë (tetor) të vitit 2017. Kurse, Komiteti aktual i riemëruar për herën e dytë me vendim të datës 11.01.2018 ka po ashtu mandatin 3 vjeçar”, thuhet në përgjigjën e Komunës së Gjilanit drejtuar KALLXO.com.

Udhëzimi Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit, parasheh që Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë.

Tutje ky udhëzim thotë se Komiteti i Auditimit ka mandat tre vjeçar, me mundësinë e riemërimit, por jo më shumë se për dy mandate të njëpasnjëshme.

“Komiteti i Auditimit në Komunën e Gjilanit është formuar në vitin 2009, por ka pasur ndryshime-plotësime të anëtarëve të këtij  Komiteti nëpër vite. Kryesues i Komitetit të Auditimit është Naim Behluli, i cili nuk është punëtor i Komunës sonë, Anëtare e Komitetit të Auditimit Merita Hyseni (ekonomiste  nga Banka Ekonomike dhe anëtar i Komitetit është Burim Berisha (profesor i ekonomisë në shkollën e Mesme Ekonomoke  “Marin Barleti”)”, ka thënë për KALLXO.com, Komuna e Gjilanit.

Sipas Komunës së Gjilanit, në vitin 2018 Komiteti i Auditimit te Brendshem ka mbajtur katër takime, aq sa kërkohen me Udhëzimi Administrativ.

“Komiteti në vazhdimësi ka mbajtur komunikimet me Kryetarin e Komunës duke i përcjellur përmbajtjen e Raporteve të auditimit, e qëllimi kryesor ka qenë rritja e angazhimeve të menaxhmenteve të drejtorive komunale për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të brendshëm, të cilat rekomandime paraprakisht të gjitha kanë qenë të pranuara nga menaxhmentet e audituara. Pra mund të thuhet plotësisht se të gjitha rekomandimet e Auditorit të Brendshëm janë marrë parasysh, duke bërë angazhime konkrete për zbatimin e tyre”, ka thënë komuna në përgjigjet e saj drejtuar KALLXO.com.

Zyra Kombëtare e Auditimit thotë se Komuna e Gjilanit kishte zbatimit të ultë rekomandimeve.

“Nga 31 rekomandime të dhëna, 13 ishin zbatuar që reflekton një numër të vogël të zbatimit të tyre. Menaxhmenti nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme dhe efektive për t’i evituar mangësitë e identifikuara nga auditimi i brendshëm dhe për të marrë përfitimet në lidhje me forcimin e funksionimit të kontrolleve të brendshme. Rreziku Mos zbatimi i rekomandimeve do të ndikojë drejtpërdrejtë në efektivitetin dhe efikasitetin e kontrolleve të brendshme në komunë dhe përsëritjen e dobësive të identifikuara”, thuhet në raportin e ZKA-së të vitit 2017.

ZKA kishte rekomanduar Kryetarin Haziri të siguroj se ka rritur bashkëpunimin me NjAB dhe KA, si dhe të merr masa në ngritjen e gatishmërisë së menaxhmentit lidhur me zbatimin e rekomandimeve të NjAB-së, për një funksionim më efektiv të sistemeve të kontrollit të brendshëm.

Edhe në vitin 2016 Zyra Kombëtare e Auditimit, ka thënë se komuna nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar mënyrën e zbatimit të rekomandimeve të AP.