array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rremë për zënien rob të ushtarëve Izraelit 

Deklarata

Fotografia e ushtareve të zënë rob

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi i faqes mbështetësit e Erdoganit nga Presheva është i rremë. Krypometri  ka konstatuar se fotografia që ilustron këtë postim është e vitit 2013 dhe shpërfaqë një operacion të ushtrisë Izraelite në zbulimin e tuneleve nëntokësore e jo ushtarë izraelit të zënë rob.

 

Artikulli

Më 30 tetor 2023 faqja e Facebook-ut SFEFP ka publikuar një postim në të cilin pretendohet se me 29 tetor 2023 janë zënë robër disa ushtarë dhe oficerë  Izraelit.

I njëjti postim është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut Support For Turkey From Presheva. Publikimi mbështetet në një fotografi e cila synon të dëshmojë se mbrëmë janë zënë robër ushtarë dhe oficerë Izraelit. 

Krypometër, me datë 30/10/2023 ka vërtetuar nëse fotografia e shpërndarë në këtë postim është fotografi reale e ngjarjeve të tetorit 2023 në Gaza.

Nëpërmjet makinave të kërkimit të googleimages, Krypometër ka zbuluar se  kjo fotografi është publikuar më 14 tetor të vitit 2013 në mediumin Israele.net.

Në këtë artikull thuhet se është zbuluar një tunel nën kufi për të kryer sulme brenda Izraelit.

“Tuneli terrorist i zbuluar të enjten e kaluar nga forcat izraelite të mbrojtjes në kufirin me Rripin e Gazës është më shumë se 1.7 km i gjatë, duket jashtëzakonisht i sofistikuar dhe dëshmon për industrinë e lulëzuar që sillet rreth terrorizmit dhe objektivit të pakalueshëm të kryerjes së rrëmbimeve dhe sulmeve ndaj Izraelit, tetë vjet pas tërheqjes së plotë të të gjithë civilëve dhe ushtarëve izraelitë nga Rripi i Gazës”- thuhet në këtë shkrim.

Aty gjithashtu përmendet se ushtarët izraelitë kanë gjetur mbetje ushqimesh brenda tunelit.

“Ushtarët izraelitë gjetën gjithashtu mbetje ushqimesh dhe ambalazhesh ushqimore brenda tunelit, të cilat dëshmojnë për orët e gjata që ndërtuesit duhet të kenë kaluar atje: salsiçe, mbështjellës çokollate të qershorit të kaluar, një pije qumështi me datë skadence 22/6/2013.”-thuhet tutje në këtë artikull.