array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rreme e Sadri Ramabajës

Deklarata

Ramabaja i VV-së

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e Sadri Ramabajës me mbishkrimin “Ramabaja i VV-së” është e manipuluar. E njëjta kartelë të identifikimit (me numër rendor 1273) është publikuar disa herë në internet që nga viti 2015 duke u paraqitur me përsonazhe të ndryshme. I kontaktuar nga Krypometër, Sadri Ramabaja ka thënë se fotografia është e manipuluar. 

Artikulli

Më datë 15.04.2024 faqja e Facebook “Dardania press” (Arkivi) ka shpërndarë një postim me mbishkrimin “Ramabaja i VV-së😛”. 

Këtij postimi iu është bashkëngjitur edhe një fotografi në të cilën shihet një fotografi e analistit Sadri Ramabaja e vendosur një librezë anëtarësie e “Shtëpisë qendrore të UDB-së”. 

Për të verifikuar këtë postim, Krypometër përmes “TinEye” (Arkivi) ka gjetur se fotografia e ngjashme është publikuar për herë të parë në vitin 2019.

Në fotografinë e publikuar në vitin 2019 është një fëmijë, që disa media kanë thënë se është Vojisllav Sheshel, por ky i fundit poashtu kishte thënë se fotografia është e rreme. Në të njëjtën kartelë të identifikimit të UDB-së, nëpër vite, janë vendosur fotografi të personave të ndryshëm. Krypometër ka verifikuar se të gjitha postimet me këtë kartelë të identifikimit e kanë të njëjtin numër: 1273.

Për të verifikuar këtë postim, Krypometër ka kontaktuar edhe Sadri Ramabajën, personin e apostrofuar. 

Ai ka thënë se vazhdimisht ka dhënë qendrimet e tij kundër UDB-së (shërbimin sekret të Serbisë) dhe të njëjtat i ka paraqitur edhe nëpër analizat e publikuara nëpër portale të ndryshme.

“Natyrisht se kjo fotografi është e montuar. Po shihet edhe nga syri naiv”- tha Ramabaja, për Krypometër.

Sadri Ramabaja ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti që udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Ramabaja ishte liruar nga akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kryerjeve e dy veprave penale: Vrasje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ramabaja aktualisht është opinionist i rregullt në emisionin “Pressing” në televizionin T7.