array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e montuar e deputetes Matoshi

Deklarata

A ma lirë një i zi a ma lirë një i kuq

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia në të cilën shihet deputetja Ardiana Matoshi me një pankartë në dorë me mbishrimin “A ma lirë një i zi a ma lirë një i kuq”, është e fabrikuar. Deputetja Matoshi nuk ka mbajtur pankartë me mbishkrim të tillë. Ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës, të datës 13 korrik 2023 mbante në duar një pankartë me mbishkrimin: “A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë?”.

Artikulli

Më 13 korrik 2023, në faqën e Facebook-ut “Prishtina”, është publikuar një fotografi e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, me një pankartë në duar me mbishkrimin “A ma lirë një i zi a ma lirë një i kuq”. 

Krypometri ka gjetur se pankarata dhe mbishkrimi në të janë të fabrikuar, pasi në formën origjinale në pankartë thuhej: “A ma lirë një shishe ujë, a një ari tokë”, të cilën deputetja e ka mbajtur në seancën e datës 13 korrik 2023.

Deputetja Adriana Matoshi për Krypometrin ka thënë se fotografia është e montuar. 

Më 13 korrik 2023,  Pas sulmit fizik që ndodhi mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi, doli dy herë me një letër në duar para kolegëve të saj.

Fillimisht në letrën e bardhë që ajo mbante në duar shkruante “Rund 2”. 

E më pas ajo prapë doli para deputetëve me një letër tjetër ku shkruante: “A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë?”.