VIDEO - Tensionet në Kuvend, Adriana Matoshi ironizon me pankarta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi përmes një letre ka ironizuar me tensionet në Kuvendin e Kosovës.

Matoshi në një letër në të cilën shkruante “Round 2” (Raundi i dytë) ka ecur nëpër sallën e Kuvendit përderisa deputetët e opozitës kan bllokuar foltoren.

Kurse në një pankartë tjetër ajo ka shkruar “”A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë”.

Përplasje e re ka ndodhur pasdite në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është gjuajtur me shishe.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka propozuar që të shmangen afatet kohore dhe të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Por, këtë e kanë kundërshtuar deputetë opozitarë.