array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Deklarata e rremë që i është mveshur presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq

Deklarata

Presidenti i Kroacisë: Qeveria e Kosovës përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Postimi me përshkrimin “Presidenti i Kroacisë: Qeveria e Kosovës përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi” është i rremë. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq nuk e ka bërë një deklarim të tillë. Zyra e Presidencës së Kroacisë i ka thënë Krypometrit që postimi është i rremë. 

Artikulli

Faqja e Fcebook-ut, “Televizioni SuperSky” ka publikuar një foto të presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviq, i cili mban përshkrimin “Presidenti i Kroacisë: Qeveria e Kosovës përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”.

Përveç kësaj, fotografia e Zoran Milanoviq është shpërnda me përshkrimin: “Vet u ngritën nga ulëset, sulmuan, e dolën në konferenca; thanë na sulmoi qeveria. Edhe pëse i pam të gjitha me sy tanë këta thonë ndryshe”.

Faqja pretendon se kjo deklaratë është thënë nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

KALLXO.com ka kontaktuar me Presidencën kroate, të cilët kanë konfirmuar se postimi është lajm i rremë.

“Është lajm i rremë”- ka thënë shkurt për KALLXO.com, Nikola Jeliç zëdhënës në Presidencën e Kroacisë.

13 korrik 2023, në Kuvendin e Kosovës, gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë zëvendëskryeminsitri Besni Bislimi dhe deputetët: Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu.

Për rastin e përleshjes, në intervistim si të dyshuar në prokurori janë thirrur deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa dhe Besnik Bislimi, ndërsa Hekuran Murati është intervistuar si dëshmitar dhe si i dëmtuar.