array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Daut Haradinaj nuk është në fotografinë me Milan Radoiçiqin

Deklarata

Teste jo, Raki me Radojçiqin po! DAUT Haradinaj👇

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i fotografisë “Teste jo, Raki me Radojçiqin po! DAUT Haradinaj👇” është i rremë. Në fotografinë e publikuar nuk është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj. Në fotografinë e publikuar është ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-nënkryetari i partisë Lista Serbe Milan Radoiçiq. Takimi ishte mbajtur në verën e vitit 2017, disa javë para formimit të qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe pjesë e kabinetit ishin edhe ministrat e Listës Serbe.

Artikulli

Më 18.04.2024, faqja në Facebook “Albini për Kryeministër” ka shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Teste jo, Raki me Radojçiqin po! DAUT Haradinaj👇” (arkiva). 

Kjo fotografi që ka filluar të rishpërndahet gjatë vitit 2024, fillimisht ishte publikuar në vitin 2020 nga faqja “Albini për Kryeministër” (Arkivi). Në vitin 2020 i njëjti postim ishte publikuar edhe në faqet tjera në facebook, si: “04 prizreni” (Arkivi), “Telegrafi Preshevë” (Arkivi), “Albini për Kryeministër” (Arkivi), “51% me Albinin” (Arkivi), “MeKryeministrin” (Arkivi), “Shqiptarët Nëpër Botë” (Arkivi) dhe “Albini për Kryeministër” (Arkivi). 

Për të verifikuar këtë konstatim, Krypometër ka kontaktuar me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka thënë: “nuk jam unë në këtë fotografi”.

Krypometër, përmes kërkimeve në Google Lens ka gjetur se fotografia e publikuar nga kjo faqe për herë të parë ishte publikuar më 31.07.2017. Në fotografi është Milan Radoiçiq dhe Ramush Haradinaj (arkiva).

Në kohën kur është mbajtur takimi Ramush Haradinaj ishte kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), ndërsa Milan Radoiçiqi ishte nënkryetar i Partisë Lista Serbe. Në këtë takim, sipas raportimit të mediave, ishte diskutuar për përfshirjen e Partisë Lista Serbe në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj. 

Më 09.09.2017, Ramush Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës së bashku me kabinetin qeveritar në të cilin ishin përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe.

Haradinaj edhe më vonë e kishte takuar Radoiçiqin, siç ka thënë ai për vijimësi të qeverisjes, por në një rast edhe për t’i bindur deputetët e Listës Serbe që t’i votojnë ligjet që mundësuan që FSK-ja të bëhet ushtri. Haradinaj kishte thënë se nuk kishte arritur pajtueshmëri me nënkryetarin e Listës Serbe, pasi ai kishte kërkuar që në ligje të futet një nen që ia ndalon FSK-së të shkojë në katër komunat veriore të Kosovës.

“Ne insistuam që ligjet të shkojnë të plota dhe prej asaj kohe u ndamë. Në atë kohë, Radoiçiq ka qenë njëri nga politikanët serbë, pra nuk ka qenë i ndjekur nga prokuroria e shtetit dhe nuk ka qenë i sanksionuar nga Amerika. 

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit të datës 24 shtator 2023. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.

Ndaj Milan Radoiçiq, organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrest që ka të bëjë me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, në veri të Kosovës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dy ditë pas sulmit të Banjskës, më 26 shtator 2023, kishte kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist nga grupi i armatosur serb që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, kur u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar”- kishte shkruar Haradinaj në Facebook.