array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Biseda e manipuluar e Konjufcës me Kurtin

Deklarata

bisedë e Glauk Konjufcës e shoqëruar me fotografinë e Albin

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi në të cilin shpërfaqet një bisedë e Glauk Konjufcës e shoqëruar me fotografinë e Albin Kurtit është i manipuluar.

Krypometër ka verifikuar nëpërmjet mekanizmave të kontrollimit të videomaterialeve se kolona zanore e kësaj përmbajtje është e prerë nga dy paraqitje televizive dhe nuk është një përmbajtje e ndonjë bisede në mes Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

Artikulli

Më 4 nëntor 2023 profili në Facebook Lidhja Per Kosoven (Arkiva) publikoi një video në të cilën pretendohet një bisedë mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Video e cila ka arritur mbi 100 mijë shikime në Facebook, është shpërndarë edhe në faqen Drenica heroike (Arkiva).

Në video pretendohet se Konjufca i ka thënë Kurtit: “Ke dalë nëpër tubime, edhe i ke thanë atij plakut me plis: Kosovës nuk i duhet kurrfarë Asociacioni, as kësi as asi. Pse me kanë i pasinqertë? A e din që i kemi marrë 200 mijë vota. Tash don me dalë, mi thanë atij plakut që t’kom rrejte a. Qysh don mi thanë?”.

Krypometër më 06/11/2023 e verifikoi videon e publikuar dhe vërtetoi se ajo është e fabrikuar dhe përmbajtja e saj është e rreme.

Deklarata e Konjufcës e përdorur në këtë video është marrë dhe montuar nga dy deklarata të dhëna nga Konjufca në dy intervista televizive në periudha të ndryshme kohore.

Fjalia “Ke dalë nëpër tubime, edhe i ke thanë atij plakut me plis”- është pjesë e ndarë nga intervista e Konjufcës në emisionin “Rubikon” pesë vite më parë në një përballje me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Ke dalë nëpër tubime edhe i ke thanë atij plakut me plis, qeky Albi Kurti, qeky ka me pshtu Kosovën. S’ka më i mirë. Pse me kanë i pasinqertë? A e din që i kemi marrë 200 mijë vota. Tash don me dalë, mi thanë atij plakut që t’kom rrejtë a. Qysh don mi thanë”- i drejtohet Konjufca – Molliqajt në këtë emision.

Ndërsa, fjalia tjetër e përdorur në video; “Kosovës nuk i duhet kurrfarë Asociacioni, as kësi as asi”- është marrë nga deklarata e Konjufcës në emisionin “Debat Plus”, në vitin 2022.

“Unë mendoj që jo: nuk do të bëhet. Kosovës nuk i duhet kurrfarë Asociacioni – As kësi e as asi – sepse, nëse është Bashkim i Komunave Serbe në çfarëdo mënyre, unë mendoj që nuk duhet të ndodhë kurrë, kështu besoj që edhe do të jetë”- kishte thënë Konjufca në vitin 2022.