array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Jashari e mban fjalën: I ndërton 5 poligonë sportivë

Deklarata

Sot filluam ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Abri e Poshtme, i cili financohet nga buxheti i komunës sonë. Poligone sportive të tilla do të ndërtojmë këtë vit edhe në Qirez, Burojë, Kllodernicë, Krasaliq e Kuqicë

Bekim Jashari

Vlerësimi

E vërtetë

Më 1 tetor është bërë përurimi i poligonit sportiv në fshatin Qirez. Më 7 tetor është përuruar ai në fshatin Krasaliq. Më 1 nëntor është përuruar në Kllodernicë. Kurse më 27 nëntor, tri ditë para dorëzimit të detyrës, përuroi poligonet sportive në fshatin Burojë dhe Kuqicë

Artikulli

Pesë fshatrat e Skenderajt: Qirezi, Buroja, Kllodernica, Krasaliqi dhe Kuqica janë bërë më poligone sportive.

Premtimin së këto fshatra do të bëhen me poligone sportive në këte vit, e kishte dhënë kryetari i Skenderajt Bekim Jashari në muajin qershor.

“Sot filluam ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Abri e Poshtme, i cili financohet nga buxheti i komunës sonë. Poligone sportive të tilla do të ndërtojmë këtë vit edhe në Qirez, Burojë, Kllodernicë, Krasaliq e Kuqicë”, kishte thënë Jashari me 5 qershor 2021.

Më 1 tetor është bërë përurimi i poligonit sportiv në fshatin Qirez. Më 7 tetor është përuruar ai në fshatin Krasaliq. Më 1 nëntor është përuruar në Kllodernicë.

Kurse më 27 nëntor, tri ditë para dorëzimit të detyrës, përuroi poligonet sportive në fshatin Burojë dhe Kuqicë.

“Ashtu siç kam premtuar muaj me parë, sot përuruam poligonim sportiv në fshatin Burojë dhe në Kuqicë, të cilët do të jenë në dispozicion për nxënësit dhe të rinjtë e këtyre fshatrave”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook” me 27 tetor.

Bekim Jashari: Këtë vit do të ndërtojmë poligone sportive në 5 fshatra