array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Albin Kurti mban fjalën për CV-të e anëtareve të bordeve

Deklarata

Të enjten në emisionin “Jeta në Kosovë”, kryeministri Albin Kurrti dha një premtim publik, dërgimin e CV-ve të të gjithë anëtarëve të emëruar nëpër Ndërmarrjet Publike.

“Po angazhohem unë personalisht që të ua dërgoj nesër, këto njëzetë CV”, tha Kurti.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë

Vlerësimi

E vërtetë

Një ditë pas intervistës, CV-të e shtatë bordeve të Ndërmarrjeve Publike janë dërguar nga ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, për KALLXO.com.

Artikulli

Të enjten në emisionin “Jeta në Kosovë”, kryeministri Albin Kurti dha një premtim publik, dërgimin e CV-ve të të gjithë anëtarëve të emëruar nëpër Ndërmarrjet Publike.

“Po angazhohem unë personalisht që të ua dërgoj nesër, këto njëzetë CV”, tha Kurti.

E Një ditë pas intervistës, CV-të e shtatë bordeve të Ndërmarrjeve Publike janë dërguar nga ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, për KALLXO.com.

KALLXO.com do t’i publikoj CV-të e anëtarëve dhe kryesueseve të shtatë Bordeve të Ndërmarrjeve publike në ditët në vazhdim.

Deri më tani, qeveria në detyrë të cilës i prin Albin Kurti i ka shkarkuar disa pre bordeve nëpër Ndërmarrjet Publike.

Prej Ndërmarrjeve Publike të para ku u shkarkuan bordi ishte Telekomi i Kosovës. Tani, në Bordin e Përkohshëm në Telekom janë emëruar, Genc Rraci, kryesues dhe drejtor, Naim Maloku, drejtor, Hekuran Nikçi, drejtor dhe Lule Ahmeti, drejtore.

Në Ndërmarrjen Qendrore “Posta e Kosovës” u emëruan, Mentor Arifaj, kryesues bordi, Kujtim Shala, Blerton Abazi, Sajmije Thaçi, anëtarë.

Në KRU Prishtina kryesues bordi u emërua Mentor Hyseni, një ish-kandidat për deputet nga LVV. Ndërsa, si anëtarë bordi në këtë ndërmarrje publike u emëruan edhe Hajrije Morina, Idriz Maliqi dhe Seat Bilibani.

Në Ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor” qeveria në detyrë emëroi katër anëtarë në bordin e përkohshëm, Altin Sahiti, Arieta Vula- Pozhegu, Edmond Halimi dhe Ylber Elshani.

Në bordin e përkohshëm të Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), u emëruan katër anëtarë. Rrezarta Pllana si kryesuese, Arbnor Pula, Bezad Halilaj dhe Merita Kasapolli, si anëtarë.

Në ndërmarrjen tjetër publike, “Ibër Lepenc” u emëruan përkohësisht, Ajshe Zeneli-Bytyqi, Alban Fetahu, Bekim Selimi dhe Nazmi Pllana.

Në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Kosovës “Infrakos”, u emëruan Enis Berisha, Vjollca Jashari, Artan Dermaku dhe Avdullah Lala.

Standardi i ri i punësimeve nën arsyetimin e ‘emërimeve’