Ndërtesa e Telekomit, FOTO: BIRN

Emërohet Bord i përkohshëm edhe në Telekom

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme pas emërimit të Bordit të përkohshëm në “Trepçë”, ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve në Telekom.

Ky emërim ka ardhur vetëm pak javë pasi ekzekutivi kosovar shkarkoi Bordin e kësaj ndërmarrje.

Propozimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Telekomit e bëri ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.

“Si ministre përgjegjëse, i propozoj Qeverisë emërimin e një Bordi të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës. Këtë propozim e jap duke i mbështet në Kushtetë”, tha në mbledhjen e Qeverisë ajo.

Ajo ka propozuar për votim edhe katër emra për drejtorët e ri të bordit të përkohshëm në Telekom.

“Genc Rraci, kryesues dhe drejtor, Naim Maloku, drejtor, Luljeta Elezi, drejtore dhe Teki Shala, drejtor”, deklaroi Hajdari.

“Pas shkarkimit, neve ligji na obligon të emërojmë Bordin e përkohshëm. Drejtorët e përkohshëm të propozuar janë ekspert të fushës dhe me përvojë të dëshmuar”, theksoi ministrja Hajdari.

Vendimi u mbështet me të gjitha votat për në ekzekutivin kosovar.

Kryeministri Albin Kurti tha se, sipas ligjeve në fuqi, mandati i Bordit të përkohshëm mund të zgjatë deri në gjatë muaj.

Ditë më parë, me anë të një vendimi, Qeveria e Kosovës shkarkoi Bordin e Drejtorëve të Telekomit për, siç u tha, mos përformancë të mirë të kësaj ndërmarrje.

Qeveria shkarkon bordin e drejtorëve të Telekomit

www.kallxo.com