Ministrja Hajdari për emërimet e anëtarëve të VV-së: Ju beson Qeveria dhe nuk vjedhin

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka thënë se emërimi i dy anëtarëve të partisë e cila qeverisë me Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje, në dy borde të Ndërmarrjeve Publike, janë të përkohshëm.

Mbrëmë ekzekutivi kosovar emëroi në tri ndërmarrje publike anëtarë dhe kryesues të bordeve. Në mesin e tyre, edhe dy anëtar të LVV-së, Mentor Hyseni dhe Artan Dërmaku.

Hajdari thotë se Qeveria u beson atyre dhe janë njerëz qe nuk vjedhin.

“Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike”, ka shkruar në Facebook Rozeta Hajdari.

“Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani”, ka shkruar ministrja Hajdari.

Qeveria Kurti emëron përkohësisht në krye të bordit të Ujësjellësit anëtarin e LVV-së

www.kallxo.com

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!