Qeveria në detyrë shkarkon Bordin e “Hidroregjionit Jugor”

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka shkarkuar edhe bordin e ndërmarrjes publike “Hidroregjioni Jugor” të Prizrenit.

Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë virtuale, Qeveria ka vendosur që të shkarkohet bordi i drejtorëve të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Hidroregjioni Jugor”.

KALLXO.com raportoi mbi gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm mbi shkeljet që kishte gjetur në këtë ndërmarrje publike.

Qeveria në detyrë emëroi edhe katër persona në bordin e ri të “Hidroregjioni Jugor”: Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor, Arieta Vula- Pozhegu, drejtoreshë, Altin Sahiti, drejtor dhe Edmond Halimi, drejtor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria shkarkoi edhe bordin e “KEK-ut”, të “Ibër Lepenc” dhe dy anëtarë të bordit në Telekomit.

Gjetjet skandaloze të Auditorit në Ujësjellësin e Prizrenit

www.kallxo.com